Gjyqtarja Mimoza Margjeka është pezulluar nga detyra, në mënyrë unanime nga KLGJ.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion.
KLGJ ka vendosur në mënyrë unanime pezullimin e gjyqtares, e cila akuzohet nga SPAK se ka marrë 6 mijë euro ryshfet, për të ndryshuar masën e sigurisë për një të burgosur për trafik emigrantësh.