Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Duke e konsideruar si një mik të çmuar, kreu i qeverisë zbulon se kanë diskutuar për një sërë çështjesh, si për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19. Po kështu ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158148832181523