Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

6 kandidatët e Berishës për Bashkinë e Tiranës

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Partia Demokratike e Sali Berishës do të zhvillojë “Primaret”, për të nxjerrë kandidatët që do të kandidojnë në të gjitha bashkitë e vendit.

Teksa të dy grupimet brenda Partisë Demokratike po negociojnë për daljen me një kandidat të përbashkët, duket se Berisha me përkrahësit e tij janë të vendosur për zhvillimin e “Primareve”, ku pritet që të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.

Tirana është edhe fushëbeteje kryesore që pritet të zhvillohet mes Ervion Veliajt si kandidat i PS-së dhe kandidatit të opozitës që do të dalë nga “Primaret”.

Burime nga selia blu bëjnë me dije për BW se do të jenë të paktën pesë kandidatë në Tiranë, që do ti nënshtrohen vullnetit të anëtarësisë për të nxjerrë edhe më të votuarin për zgjedhjet e 14 majit.

Kandidati i parë që ka dalë tashmë edhe publikisht përmes intervistave televizive është anëtari i Këshillit Kombëtar, mjeku i njohur Ilir Alimehmeti.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit duke u shprehur: “Nuk mund të konfirmoj diçka për të cilën ende nuk është hapur zyrtarisht aplikimi”.

Një tjetër emër i përfolur është edhe Belind Këlliçi, deputeti dhe ish-kryetari i forumit Rinor të PD-së, i cili ishte ndër të parët që u rreshtua në krah të Berishës një vit më pare, kur ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së.

“Nuk mund të ta jap këtë konfirmim aktualisht pasi jam në konsulta dhe biseda me të gjithë faktorët në parti”, tha Këlliçi më herët.

Nga ana tjetër, deputeti Agron Shehaj, megjithëse ishte përfolur së tëpërmi se mund të ishte pjesë e garës, ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e “Primareve”.

Gert Bogdani është një tjetër kandidat i mundshëm, që nuk e ka fshehur interesin për të garuar përballë Veliajt në Tiranë.

Edhe ish-deputeti i PD-së, Fatbardh Kadilli dhe aktori Julian Deda e kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e “Primareve” me shpresën që do të zgjidhen nga anëtarësia. Më herët edhe Edi Paloka deklaroi se mund ta pranonte një kandidim të mundshëm, ndërsa vetë Berisha deklaroi se një kandidat politik do kishte më shumë mundësi të fitonte.

Tags: bashkiaBerishakandidatetPD

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

11:56 | 10/06/2026
Aktualitet

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026
Aktualitet

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026
Next Post

Reportazhi i gazetarit italo-shqiptar: Në Tiranë, kryeqyteti ‘kinez’ i Ballkanit, në ora 6 e 30 të gjithë bëjnë fiskulturën e mëngjesit

Braho: Berisha të merret dhe të futet brenda, SHBA-ja s’mund të vazhdojë vetëm me kërcënime

Agron Tufa i del në mbrojtje Metës: I.M është njëri nga Librazhdi, kanë emra të njëjtë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ulet çmimi i naftës dhe benzinës

by mirseda
11:56 | 10/06/2026
0

Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 10 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi...

Ish-zv.ministrja e Mjedisit shpërthen kundër Ramës: Ku i ke institucionet?

11:47 | 10/06/2026

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

11:00 | 10/06/2026

E rëndë në Gjirokastër, një fëmijë mbytet në pishinë

10:27 | 10/06/2026

Numërimi i votave në Kosovë, ja cilët janë kandidatët më të votuar në partitë kryesore

10:18 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com