E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

50 mijë € Kishës së Laçit, Tom Doshi fiton betejën me drejtësinë për fshehje pasurie

Deputeti i majtë Tom Doshi fiton një tjetër betejë me drejtësinë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë një gjykim të nisur ndaj tij për akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë.

Në vendimin përfundimtar, një kopje e të cilit u sigurua nga “A2CNN”, gjykata shprehet se ndjekja penale ndaj Tom Doshit nuk duhet të kishte filluar. Në gjykim, Prokuroria pretendoi se deputeti Doshi në periudhën 2005-2014 në të paktën 30 raste ka bërë deklarim jo të plotë dhe të rremë të pasurive dhe veprimeve financiare të kryera prej tij.

Në to, Prokuroria listonte mosdeklarim të gjendjeve të llogarive bankare, të huamarrjeve dhe huadhënieve në shifra që shkonin deri në 4 milionë euro, të blerjes së disa automjeteve, madje edhe një shumë prej 50 mijë euro të dhuruara nga Doshi në vitin 2010 për Kishën e Laçit.

Për këtë shkak, Prokuroria kërkoi fajësinë e deputetit dhe dënimin e tij me 1.5 milionë lekë gjobë. Në arsyetimin e vendimit, gjykata konstatonte se të gjitha pasuritë e pretenduara si të padeklaruara nga Doshi, ishin të ligjshme dhe të regjistruara. Sipas gjykatës, mosdeklarimi i tyre nuk përbënte veprën penale, por fakt që mund të korrigjohej në ILDKP sipas procedurave ligjore.

Gjykata çmon se nuk mund konsiderohet deklarimi i rremë apo fshehje e pasurive kur kemi të bëjmë me parregullsi ku futen dhe mosplotësimi i të gjitha rubrikave të deklaratës, duke lënë pasuri të ligjshme të padeklaruara te cilat figurojnë te regjistruara ne Institucionet e Shtetit.

Përballja e Doshit me këtë akuzë nisi në vitin 2015 kur ai u kallëzua nga ILDKP. Në qershor të vitit 2017 u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Lartë, por për dy vjet me radhë dosja u bë objekt ping-pongu për kompetencën mes saj dhe Krimeve të Rënda, derisa u dërgua në gjykatën e kryeqytetit. Një vit më parë, Tom Doshi fitoi pafajësi për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në një proces ku ishte i bashkëpandehur me ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin./A2CNN

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...