E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

30 policë të speciales blindojnë Bashkinë e Devollit, priten protesta

Bashkia e Devollit gdhihet e rrethuar nga forca të shumta policore, pasi kryebashkiaku i ri ka mbërritur në ambientet e saj që në orën 6:30.

Eduard Duro, kryebashkiaku i ri i Devollit, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, u has me vështirësi që në ditën e parë kur u paraqit në godinën e bashkisë pasi e gjeti derën të kyçur. Kjo ngjarje u pasua me protesta nga ana e simpatizantëve demokratë pasi socialistët u detyruan ta hapin me forcë derën e kësaj bashkie.

Teksa mëngjesin e sotëm mësohet se Duro ka pozicionuar 30 policë të Forcave Speciale në ambientet e brendshme të institucionit.

Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar sërish protesta kundër kryetarit të ri të kësaj bashkie, teksa mësohet se kanë nisur të grumbullohen para bashkisë mbështetësit e parë opozitarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse askush në PD nuk po gëzon për “kandidaturën” e Sali Berishës?

Nga: Mero Baze Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më...

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...