E enjte, 28 Tetor, 2021
5.5 C
Tirana

“Bashkia është pushtuar”, ish-kryebashkiaku i Devollit i bashkohet protestës

Bashkia e Devollit e ka nisur ditën me trazira, pasi mbështetës të opozitës janë mbledhur para këtij institucioni, për të protestuar për marrjen e detyrës nga kryebashkiaku i ri socialist, Eduard Duro.

Pjesë e protestës është bërë edhe ish-kryebashkiaku demokrat, Bledion Nallbati, i cili ka deklaruar se bashkia është pushtuar dhe administrata nuk mund të punojë nën terrorin e policëve. Në fjalën e tij para gazetarëve, Nallbati tha se do të vazhdojë t’iu shërbejë qytetarëve dhe do shkojë çdo ditë te bashkia.

“Bashkia u dhunua në prezencë të deputetëve dhe prefektit të Korçës. Brenda bashkisë ka Forca Speciale. Unë jam kryetari i ligjshëm i bashkisë, i zgjedhur nga 59% e qytetarëve. Do jem këtu çdo ditë, 24orë në ditë.

Do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve. Bashkia është pushtuar. Nuk di ç’ka ndodhur me dokumentacionin që ndodhet në zyrë. Administrata nuk mund të hyjë në bashki dhe të nisë punën nën terrorin e policisë”, tha Nallbati.

Kujtojmë që kryebashkiaku i ri socialist, Eduard Duro është paraqitur në këtë bashki që në orën 06:30 të mëngjesit, i shoqëruar nga 30 forca të policisë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Foltorja sjell largimin e Bashës e Ramës”, Topalli mbështet Berishën

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ka deklaruar se “Foltorja” e Sali Berishës ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve....

“35 mijë euro kush vr*t Albin Kurtin”, policia rrethon banesën e kryeministrit

Forca të shtuara të policisë kanë qëndruar pranë shtëpisë së kryeministrit Albin Kurti, pas informacioneve për kërcënim. “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye,...

U përurua në maj, Spitali Memorial i Fierit ka mungesë ilaçesh

Spitali Rajonal Memorial i Fierit hapi dyert për qytetarët në muajin maj të vitit 2021. Tashmë jemi në muajin tetor, dhe një qytetar nga...

Grabitësit në sulm në lagjen e ‘VIP-ave’, tentojnë të djegin dy mjete

Dy ditë më parë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të djegin dy mjete të parkuara në rrugën e “Vilave” në fshatin Lundër, në periferi...

Greqi/ Tërmeti “zgjon” Kretën

Një tërmet me intensitet 3.9 të shkallës Rihter ka zgjuar mëngjesin e sotëm Kretën, në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti u regjistrua rreth...