Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

4 kamionë të tjerë me ndihma nga Kosova zbarkojnë në “Qendrën e Solidaritetit”

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, W-Instant
4 kamionë të tjerë me ndihma nga Kosova zbarkojnë në “Qendrën e Solidaritetit”

Data 26 nëntor ka shënuar një nga ditët më tragjike ndër vite në vendin tonë. Tërmeti prej 6.4 ballësh ka shkaktuar me dhjetëra viktima, duke lënë në mëshirë të fatit me qindra njerëz.

Në kohën kur njerëzit e prekur janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e panikut të krijuar, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” është kujdesur që banorëve t’u mundësojë gjërat më bazike.

Një solidarizim i madh ka ardhur edhe nga Kosova. Mbrëmjen e sotme, 4 kamionë me 50 ton ndihma kanë mbërritur në “Qendrën e Solidaritet”, nga ku do të shpërndahen në zonat e prekura.

Dhjetë kompani të ndryshme nga Kosova kanë ndihmuar me veshmbathje, ushqime, ujë, dyshekë dhe materiale të tjera. Oda Ekonomike e Kosovës, Viva Fresh Store, Albi Group, Bucaj, Migros Group, Afri Group, Abi Drink Shpk, Bonita, Naba NTP, Ferplas, janë disa nga kompanitë që kanë siguruar një sasi të konsiderueshme ndihmash, për të prekurit nga tërmeti.

Kujtojmë se më herët ditën e sotme, 11 kamionë të tjerë me mbi 200 ton ndihma kanë kaluar kufirin dhe kanë ndaluar pranë Qendrës së Solidaritetit.

Drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, është shprehur më herët se ndihmat do të grumbullohen në magazinën e Qendrës dhe menjëherë do të nisë shpërndarja kryesisht në Durrës e Thumanë.

“Vëllezërit nga Kosova dinë ta bëjnë mirë ndihmën e tyre dhe ka ardhur një sasi jashtëzakonsisht shumë e madhe ndihmash. Besoj se kjo ka qenë ndihma më e madhe që mund të ketë ardhur sot në Shqipëri. Ne kemi një program për shpërndarjen e ndihmave fill që pas tërmetit. Jemi të lokalizuar në disa pika, kryesisht në Thumanë e Durrës. Aty ku tërmeti ka bërë dëmet më të mëdha.

Por jo vetëm. Për shkak dhe të fluksit të madh të njerëzve do të bashkëpunojmë me instancat shtetërore. Për të bërë shpërndarjen që realisht çdo ndihmë të shkojë te ata njerëz që janë të mbetur pa shpresë, pa banesë. Dhe te ata që është më e rëndësishme, më të varfërit”, tha ai.

Që në ditën e martë kur edhe u ndje tërmeti, “Fundjavë Ndryshe” u nis drejt Thumanës dhe Durrësit me mbi 50 kamionë me ndihma. Rroba, ujë, dyshekë, veshmbathje, shtretër dhe ushqime të gatuara, janë dërguar në zonat e prekura.

Në fondin e organizuar nga “Fundjavë Ndryshe” në ‘gofundme’, në vetëm 2 ditë janë arritur të mblidhen më shumë se 1milion e 528 mijë dollarë. Shumë kjo e cila do të shkojë për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti.

Tags: 50 tonëfundjave ndryshekamionëkosovandihmaQendra e Solidaritetit

TË LIDHURA

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit
Aktualitet

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025
Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite
Aktualitet

Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite

21:07 | 12/08/2025
3644 denoncime për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta
Aktualitet

3644 denoncime për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

20:33 | 12/08/2025
Next Post
“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Tërmeti/ Meta tregon nëse do mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare

“Nuk kemi ku të shkojmë”, çifti i moshuar kalon natën në pallatin e pabanueshëm

“Nuk kemi ku të shkojmë”, çifti i moshuar kalon natën në pallatin e pabanueshëm

Banka e Shqipërisë miraton strategjinë afatmesme dhe buxhetin

Banka e Shqipërisë miraton strategjinë afatmesme dhe buxhetin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com