E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

37 të arrestuar për protestën e opozitës, Gazment Bardhi hetohet në gjendje të lirë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37 shtetas, pasi akuzohen për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës para Parlamentit. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Po kështu janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë. Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

“Për sulmet dhe veprimet e dhunshme janë arrestuar shtetasit: F. Ç., 37 vjeç, banues në Korçë; M. Ç., 35 vjeç, banues në Korçë; A. K., 20 vjeç, banues në Korçë; O. R., 28 vjeç, banues në Burrel; N. B., 23 vjeç, banues në Korçë; A. B., 32 vjeç, banues në Korçë; E. D., 24 vjeç, banues në Elbasan; D. M., 24 vjeç, banues në Elbasan; I. D., 26 vjeç, banues në Elbasan; A. Xh., 31 vjeç, banues në Burrel; F. Gj., 34 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë; G. A., 29 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 51 vjeç, banues në Librazhd; F. B., 48 vjeç, në banues në Librazhd; Sh. K., 23 vjeç, banues në Bathore Kamëz; A. Zh., 22 vjeç, banues në Tiranë; B. D., 37 vjeç banues në Tiranë; R. D., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. R., 18 vjeç, banues Tiranë; D. R., 37 vjeç, banues në Shkodër; T. K., 20 vjeç banues në Kavajë; H. R., 22 vjeç banues në Kavajë; O. S., 18 vjeç, banues në Domje, Tiranë; M. P., 20 vjeç, banues në Kavajë; D. M., 19 vjeç, banues në Tiranë; A. S., 24 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 26 vjeç, banues në Tropojë; E. N., 23 vjeç, banues në Lushnjë; D. Gj., 25 vjeç, banues në Lushnjë; K. S., 21 vjeç, banues në Berat; M. B., 20 vjeç, banues në Berat; E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë; A. P., 61 vjeç, banues në Tiranë; H. T., 17 vjeç banues në Tiranë; E. A., 18 vjeç, banues në Cërrik; L. Z., 29 vjeç, banues në Skrapar; R. B., 31 vjeç, banues në Tiranë”.

Lexo edhe :   Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset
Lexo edhe :   Vlorë/ Po ndiqej nga policia, automjeti përplaset dhe përmbyset

Gjatë protestës së djeshme kanë mbetur të lënduar nga veprimet e dhunshme 5 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...

Biden pritet të sigurojë aleatët e NATO-s për mbrojtjen reciproke

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amerikan...