Shqipëria është goditur nga një tërmet 6.4 ballë, i cili goditi vendin në orën 03:55 minuta të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar të paktën 7 viktima. Epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës, por është ndjerë në të gjithë vendin. Dëmet materiale janë të panumërta.
Që prej mesnatës, vendi ynë është përballur më 27 lëkundje të tokës, duke shënuar pikun e aktivitetit sizmik në rajon. Lëkundjet me epiqendër në Shijak janë ndjerë në 5 shtete fqinje.
Përveç viktimave, deri më tani raportohet për thuajse mbi 300 të plagosur, një pjesë e mirë e të cilëve kanë fraktura në gjymtyrë.