Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“21 Janari”/Klosi: Berisha përgjegjës kryesor i masakrës, SPAK të hapë dosjen

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“21 Janari”/Klosi: Berisha përgjegjës kryesor i masakrës, SPAK të hapë dosjen

Sot shënohen nëntë vite nga “21 Janari” i vitit 2011, dita kur gjatë protestës së Partisë Socialiste në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës. Më konkretisht, në atë protestë mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Por edhe pse kanë kaluar kaq vite, kjo tragjedi ka mbetur ende pa u zbardhur. Familjarët e katër protestuesve të vrarë kërkojnë drejtësi, ndërsa sytë e tyre janë tek organet e reja të drejtësisë, e sidomos Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Berisha përgjegjës kryesor i masakrës

Në lidhje me këtë ngjarje, ditën e djeshme ka folur edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është përgjegjësi kryesor për këtë masakër, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që të vendoset drejtësi për këtë çështje. Në këtë pikë, zoti Klosi theksoi se është e turpshme se si i shpëtuan drejtësisë personat që dhanë urdhrin për të vrarë katër protestuesit e pafajshëm në bulevard, ndërsa kërkoi nga SPAK që të hapë dosjen, pasi sipas tij, nëse ekziston vullneti kjo çështje është lehtësisht e zbardhshme.

“Me ato vendime që u dhanë për “21 Janarin”, mendoj se janë dhënë vendimet më qesharake të mundshme, ku u quajtën përgjegjës për ngjarjen ca njerëz që thjesht kanë zbatuar urdhrat. Ndërkohë që, ata që dhanë urdhrat për të vrarë 4 protestuesit e pafajshëm në bulevard, nuk u përmendën fare.

Ndërkohë, sa i takon krimit nuk mund ta quaj krim shtetëror vrasjen e 4 protestuesve, pasi shteti dhe qeveria e kohës nuk e kishte të nevojshme të bënte atë krim. “21 Janarin” e bënë ata persona, sikundër janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe të tjerët më poshtë. Kështu që, nga kjo pikëpamje mendoj se duhet të vendoset drejtësi për “21 Janarin” dhe besoj se po të dojë drejtësia e re, sidomos SPAK nuk e ka fare të vështirë për të vendosur dhe për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj tragjedie”, deklaroi zoti Klosi për gazetën “SOT”.

“21 Janari”, përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Duke e kthyer kokën pas në 21 Janar të vitit 2011, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, i cili ka qenë edhe vetë i pranishëm në atë protestë, theksoi gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, se asokohe qeveria e drejtuar nga Sali Berisha u soll keq me protestuesit paqësor. Në këtë kontekst, zoti Klosi u shpreh se fajtori i vetëm i kësaj tragjedia është Berisha dhe njerëzit e tij, ndërsa shtoi se ngjarje të kësaj natyre duhet të zbardhen, nëse Shqipëria do të tregojë se është një shtet i fortë.

Sipas tij, për hir të katër viktimave dhe familjarëve të tyre përgjegjësit e “21 Janarit” duhet të dalin para drejtësisë. “Shiko! “21 Janari” i vitit 2011 mbahet mend si një ditë e egër, ku qeveria e asaj kohe u soll vërtet shumë egër me demonstruesit para bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shkaktuar një tragjedi të madhe. Por sot kur jemi gati 9 vite pas dhe në një kohë që ju përmendët fjalën drejtësi, dua të shtoj se sigurisht që drejtësia asnjëherë nuk është tepër sidomos në kësisoj rastesh. Sa herë që drejtësia mungon, do të thotë se diçka nuk ecën në një vend. Kështu që, sa i takon kësaj ngjarje është tepër e domosdoshme që të bëhet drejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë prononcimit për gazetën “SOT”.

 

Tags: Fatos Klosisali berishaSPAK

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Sulmet mbi Siri/SHBA-Rusi drejt përplasjes së madhe?!

Sulmi ndaj bazave të SHBA-së, izraelitët në alarm: Pas Iranit "fshihet" Rusia

Protesta/ Artan Hoxha jep detajet: Janë 700 forca speciale, nëse situata del jashtë kontrollit…

Artan Hoxha publikon videon me pamjet e rënda para Kryeministrisë

Vodhën xhiron ditore të një lokali, ja si u fundos grabitësi në Krujë

Vodhën xhiron ditore të një lokali, ja si u fundos grabitësi në Krujë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com