Aktualitet

Vodhën xhiron ditore të një lokali, ja si u fundos grabitësi në Krujë


               Publikuar në : 09:16 - 21/01/20 M S

Policia ka zbardhur në një kohë të shkurtër një grabitje të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Krujës. Dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 200 mjë lekësh të vjetra kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Nga ana e uniformave blu është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit me inicialet A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Po kështu u shpall në kërkim bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk bëhen me dije të dhënat për arsye hetimore. Po kështu burimet zyrtare shtojnë se gjatë operacionit, i dyshuari A. K., ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar.

Njoftimi i policisë

Efektivët e policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 200 mjë lekësh të vjetra kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk bëhen me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, i dyshuari A. K., ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Ndaj dy të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT