Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

17 vite në pushtet: A është Erdogan sulltani i ri i Turqisë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
17 vite në pushtet: A është Erdogan sulltani i ri i Turqisë

Rexhep Taip Erdogan po e udhëheq Turqinë prej 17 vitesh. Ashtu si në rastin e Vladimir Putinit, ai është vlerësuar vitet e para, për rritjen e madhe ekonomike që pati vendi, dhe prestigjin e rritur në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë është kritikuar dhe kritikohet, për autoritarizmin e tij në rritje.

Po kush është Erdogan, dhe si arriti deri këtu? Lindi më 26 shkurt 1954 në Kasimpasha, një lagje e varfër e Stambollit, në të cilën familja e tij ishte transferuar nga provinca Rize në vitet 1930. E kaloi fëmijërinë e tij të hershme në Rize, ku babai i tij ishte kapiten i rojës bregdetare turke.

Familja u rikthye në Stamboll, kur Erdogan ishte 13-vjeç. Në atë kohë, babai i jepte 2.5 lira turke në javë, ose më pak se 1 dollarë. Erdogan blinte me to kartolina, të cilat i rishiste në rrugë. Më vonë nisi t’u shiste shishe me ujë shoferëve të mbërthyer në trafik. Erdogan punoi në atë kohë edhe si një shitës ambulant, duke shitur simite me një karrocë të kuqe me tre rrota.

Pasioni i tij i madh në rini ka qenë futbolli. Ai u angazhua si futbollist gjysmë profesionist në një klub të zonës. Klubi i famshëm Fenerbahçe dëshiroi ta transferonte në klub, por i ati e pengoi. Stadiumi i klubit lokal të futbollit në lagjen ku ai u rrit, Kasimpasha SK, ka marrë sot emrin e tij.

Ai u diplomua në shkollën fillore Kasimpasha Pijale në vitin 1965, dhe më pas në shkollën Imam Hatip, një shkollë e mesme profesionale fetare në vitin në 1973. Aty Erdogani studio në themel Kuranin, ndërsa shokët e tij të klasës filluan ta quanin “hoca” (mësues i islamit).

Në atë kohë, nisi të merrte pjesë në takimet e grupit nacionalist studentor “Milli Turk Talebe Birlig”. Grupimi tentoi të bënte bashkë një grupim të rinjsh konservatorë, për të kundërshtuar lëvizjen në rritje të të majtëve në Turqi. Aty Erdogan u dallua nga aftësitë e tij oratorike, ndërsa fitoi vendin e parë në një konkurs për leximin e poezive.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Rexhepi studioi më pas në degën Administrim Biznes në Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Tregtare Aksara, që njihet sot si Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Administrative të Universitetit të Marmarasë. Por disa në Turqi thonë se ai nuk arriti të diplomohet, madje pohojnë se ai nuk ka qenë fare aty.

Në vitin 1976, u angazhua në politikë duke u anëtarësuar në Unionin Kombëtar Studentor të Turqisë, me prirje antikomuniste. Po atë vit, u zgjodh drejtues i degës rinore të Partisë Islamike të Shpëtimit Kombëtar (MSP), dhe e mbajti këtë pozicion deri pas grushtit ushtarak të shtetit në vitin 1980, kur partitë politike u nxorën përkohësisht jashtë ligjit.

Në vitin 1983, Erdogan ndoqi shumicën e pasuesve të Nexhmdin Erbakanit në Partinë Islamike të Mirëqenies. Në vitin 1991 u zgjodh deputet në parlamentin turk, por nuk u ndalua ta ushtronte detyrën e tij. Tre vjet më vonë fiton zgjedhjet lokale, dhe bëhet kryetar i Bashkisë së Stambollit me 25.19 për qind të votave.

Pavarësisht mosbesimit ndaj tij, Erdogan arriti të adresojë shumë nga problemet kronike të Stambollit, përfshirë mungesën e ujit të pijshëm, ndotjen e madhe të ajrit, dhe trafikun kaotik. Duke reduktuar korrupsionin, ai arriti të shlyejë borxhet e mëdha që kishte bashkia.

Në dhjetorin e vitit 1997, recitoi në publik një poezi të shkrimtarit Zija Gëkalp, për të cilin më vonë u dënua me 10 muaj burg, me akuzën e nxitjes së dhunës dhe urrejtjes fetare e racore. Ai kreu vetëm 4 katër muaj burg, nga 24 marsi deri më 27 korrik 1999.

Për shkak të bindjes së tij mbi elementin qendror që duhet të ketë feja islame në jetën e turqve, Erdogan u detyrua të dorëhiqej nga posti i kryebashkiakut. Ai u ndalua të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Erdogan ishte anëtar i partive politike që vazhdonin të ishin të ndaluara nga ushtria ose gjykatësit.

Në këto kushte në vitin 2001, reformatorët themeluan Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) nën udhëheqjen e Abdullah Gylit dhe Erdoganit. Politikanët pro-reformatorë, e kuptuan që një parti rreptësisht islamike, nuk do të pranohej kurrë si parti qeverisëse nga aparati shtetëror, dhe nuk dot ë merrte më shumë se rreth 20 për qind të votave.

Kjo rrugë rezultoi të ishte e suksesshme, pasi partia e re fitoi 34 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2002. Erdogan u bë kryeministër në marsin e viti 2003, pasi qeveria e Gyl i dha fund ndalimit të pjesëmarrjes së tij në politikë.

Nën drejtimin e tij ekonomia turke nisi të lulëzojë, ndërsa paralelisht nisën shqetësimet për zhdukjen e karakterit laik të shtetit turk. Kontestimet vinin kryesisht nga shtresa e mesme, e lartë, dhe ajo intelektuale, e përqendruar kryesisht në zonat urbane në perëndim të vendit.

Ndërkohë mbështetjen Erdogan e ka kryesisht në Turqinë rurale, dhe segmentet me tradicionale dhe konservatore të shoqërisë turke. Prishja e ekuilibrit mes laicizmit dhe fesë, ka acaruar marrëdhëniet me elitën ushtarake, por edhe me ish-bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, klerikun Fetullah Gylen.

Produkt i kësaj përplasje ishte edhe tentativa e grushtit të shtetit nga ana e disa ushtarakëve në korrikun e vitit 2016, pas të cilit Erdogan burgosi dhe pushoi nga puna qindra mijëra nëpunës të administratës publike, të akuzuar si përkrahës së Gylenit.

Ai është akuzuar nga opozita si manipulues i disa proceseve zgjedhjeve, teksa pas ndryshimeve kushtetuese të prillit 2017, i dha kompetenca të gjera vetes si president, të ngjashme me ato të presidentit në SHBA. Refuzimi i Uashingtonit për të arrestuar dhe ekstraduar në Turqi klerikun Gylen, ka acaruar ndjeshëm marrëdhëniet mes 2 vendeve, teksa Ankaraja është afruar shumë vitet e fundit me Moskën, me të cilën ndaj disa interesa të përbashkëta në Siri./TIRANA TODAY

Tags: 17 VITEerdoganpushtetSulltanTurqisë

TË LIDHURA

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit
Bota

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që kriminalizon tranzicionin gjinor për të miturit

17:52 | 18/12/2025
Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve
Bota

Zelensky: Gati për zgjedhje presidenciale në Ukrainë, në përgjigje të SHBA-ve

17:11 | 18/12/2025
Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit
Bota

Kina: SHBA të ndalojë menjëherë armatosjen e Tajvanit

15:20 | 18/12/2025
Next Post
Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike

Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me fonde publike

“Mos u panikosni”, Manjani ka një koment për koronavirusin

“Mos u panikosni”, Manjani ka një koment për koronavirusin

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha

Ndahet nga jeta Nexhmije Hoxha







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër
Kosovo

Kosovë: Operacion kundër korrupsionit, arrestohen disa zyrtarë të lartë, mes tyre një ish-ministër

by mirseda
22:27 | 18/12/2025
0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është finalizuar me sukses një...

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

Binaj del në krah të Lapajt: Nëse ngrihemi të gjithë bashkë, qeveria do të struket

21:52 | 18/12/2025
Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

Dosja e zezë e Rexh Byberit/ Zbardhet SKEMA e abuzimeve të zyrtarit të PS-së

21:06 | 18/12/2025
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë

20:42 | 18/12/2025
Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

Lantona Sado zgjidhet drejtore e përgjithshme e INSTAT-it

20:11 | 18/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com