Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

100 ditët që e ndryshuan njëherë e përgjithmonë opozitën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
100 ditët që e ndryshuan njëherë e përgjithmonë opozitën

Nga: Alfred Peza

Historia e shoqërisë njerëzore është e mbushur me ngjarje, të cilat për shkak të dinamikës së thellë e të gjithanshme, kanë sjellë për pasojë realitete që e kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë jetën e një njeriu, familje, grupi shoqëror, populli, shteti, kombi, kontinenti apo edhe vetë njerëzimit.

Disa prej tyre, janë të lidhura me një hark kohor prej 100 ditësh, brenda të cilave ka ndodhur jo rrallëherë një cikël i jashtëzakonshëm. Në përfundim të tij, jeta për atë komunitet që përfshihet në të, nuk rrjedh më si më parë. Keni dëgjuar për këtë, që nga “100 ditët e Napolonit”, e deri tek “100 ditët që ndryshuan botën” për shkak të koronavirusit.

Po mbushen 100 ditë tashmë, nga momenti kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”. Brenda këtij harku të shkurtër kohor patëm një turbullim aq të madh politik, saqë në shtator e tutje ajo do të kthjellohet dhe shoqëria shqiptare do shohë artë, derisa të kuptojë se gjërat nuk do të jenë më kurrë si më parë.

E sigurtë është se fillimisht as PD, as “Opozita e Bashkuar”, as Lulzim Basha, as Ilir Meta, as Monika Kryemadhi, as Dashamir Shehi, as Agron Duka, as Shpëtim idrizi, as Vangjel Dule dhe as Fatmir Mediu nuk do të jenë më si më parë. Nuk do të jenë më ata liderët politikë që ishin deri në zgjedhjet e 25 prillit, qoftë në raport me sistemin politik, qoftë me institucionet kushtetuese të vendit, qoftë me shqiptarët, ashtu edhe me aleatët tanë euro-atlantikë.

Në këto 100 ditë doli në dritë të diellit, e vërteta se Sali Berisha është edhe Kryetari i PD edhe lideri i opozitës dhe jo një “pensionist politik” siç na e ka shitur për 8 vjet me radhë propaganda e tij. Ndaj pas kësaj ose do iki nga Grupi Parlamentar, sipas të njëjtit standard të atyre që futen në listën e zezë së SHBA, ose do ta marë me vete edhe PD në “varrin” e përjetshëm politik që e pret në shtator.

Në këto 100 ditë zbuluan publikisht, të vërtetën e pakundërshtueshme se Sali Berisha ka qëndruar prapa të gjitha vendimeve të opozitës pas miratimit të Reformës në Drejtësi, duke nisur nga çadra e “Republikës së Re” në bulevardin e Tiranës, e deri tek djegia e mandateve të deputetëve të opozitës dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të 2019. Ai nuk ia doli dot që ta merte peng Shqipërinë, duke u ndëshkuar me votë më 2021, si asnjëherë më parë nga shqiptarët.

Në këto 100 ditë e bënë të qartë për të gjithë se, asnjëherë nuk ka patur nga dhjetori 1990 e deri më sot, asnjë rivalitet real; as për lidershipin e PD, as për atë të spektrit të djathtë të politikës shqiptare dhe as brenda “Opozitës së Bashkuar”. Sepse Sali Berisha është “pronari” i PD, ndaj Lulzim Basha nuk ka qenë e nuk është as Kryetari “de facto” i saj dhe as lideri real i opozitës shqiptare.

Në këto 100 ditë kanë treguar se Sali Berisha është e shkuara dhe se PD nuk ka më asnjë të ardhme, pa u ndarë njëherë e përgjithmonë prej tij. Lulzim Basha nuk është ende e ardhmja. Nëse e dëshiron ende këtë, ai ka edhe pak ditë në dispozicion për ta vrarë babain e tij politik, përndryshe do të ikin të dy bashkë duke marë me vete edhe atë pjesë të partisë që do i ndjekin verbërisht nga pas.

Lulzim Basha u pa qartë në këto 100 ditë, se ka 8 vjet që ka bërë thjeshtë rolin e administratorit të deleguar në krye të PD. Kjo lojë tani mori fund, sepse u kuptua nga të gjithë. Ai nuk mund të vijojë si deri më sot, që të bëjë lojën e liderit të mirë, duke ia faturuar të gjitha të këqijat Sali Berishës. Ata janë të dy bashkëfajtorë në këtë histori, ndaj nesër do të jenë edhe bashkëvuajtës nëse ndarja e tyre për të shpëtuar të ardhmen e PD, nuk do të jetë përfundimtare.

Sali Berishën nuk e rikthejnë dot më në lojën aktive politike as alibitë me gjyqe qesharake në Francë, as fajësimi i “armiqve të jashtëm” imagjinarë si George Soros, as postimi i fotove dhe videove nostalgjike të 30 viteve për të cilat edhe u ndëshkua nga SHBA, as nxitja e antiamerikanizmit, as nxitja e urrejtjes kundër Edi Ramës, as rikthimi i talebanëve në pushtet në Afganistan dhe as heshtja vetakuzuese e Lulzim Bashës.

Këto 100 ditë e kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë perceptimin e shqiptarëve e ndërkombëtarëve ndaj Sali Berishës. Kjo pritet të shoqërohet edhe me ndryshimin e PD, opozitës dhe politikës shqiptare, sepse ai ka qenë një protagonist abosolut i tyre në tri dekadat e fundit. E sigurtë është vetëm se në shtator, asgjë nuk do jetë më si më parë, sepse sapo ka nisur epoka e re post Sali Berisha për Shqipërinë.

Tags: bashailir metaKryemadhiSHBA

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post

FOTO/Kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur

Shkëmbim zjarri dhe viktima në aeroportin e Kabulit

FOTO/Ku do të shkojnë refugjatët që ikin nga talebanët?

FOTO/Ku do të shkojnë refugjatët që ikin nga talebanët?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com