Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“E vrava”, si e masakroi gruan pas dyshimeve për tradhti. E ndjera e kishte denoncuar para 7 viteve

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“E vrava”, si e masakroi gruan pas dyshimeve për tradhti. E ndjera e kishte denoncuar para 7 viteve

Një ngjarje e rëndë tronditi Vlorën e jo vetëm, pasi burri masakroi gruan me sëpatë, pas dyshimeve për tradhti. Autori i krimit makabër, Lavdosh Sulo, 56 vjeç, e ka qëlluar fillimisht me sëpatë bashkëshorten e tij, Laureta Sulo, 42 vjeçe, dhe më pas ka përdorur dhe mjete të tjera të forta.

Nëna e dy fëmijëve, fillimisht është transportuar në spital, por ndërroi jetë vetëm pak minuta më pas, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në trup, por dhe fytyrë.

“E vrava”, burri lajmëron policinë

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:00 të mesditës. 56-vjeçari, pasi ka njoftuar policinë, ka pranuar se ka vrarë gruan. “E vrava”, kanë qenë fjalët që vetë 56-vjeçari i ka thënë policisë në telefon, pak çaste pas ngjarjes, ndërsa uniformat blu kanë bërë arrestimin e tij. Gjithçka ka ndodhur në banesën e çiftit, shumë pranë servisit të automjeteve që ata kishin në pronësi, ku edhe punonin të dy.

Hetimet

Duket se konfliktet mes çiftit kanë qenë të hershme. Edhe në vitin 2012, mësohet se Lavdosh Sulo ka qenë i proceduar penalisht për dhunë në familje. Çifti kishte një servis automjetesh në afërsi të fshatit Babicë, ku punonin prej kohësh, ndërsa konfliktet e tyre lidheshin me dyshimet e 56-vjeçarit për lidhje jashtëmartesore të bashkëshortes së tij, e cila ishte rreth 14 vite më e re se ai. Edhe pas denoncimit të bërë 7 vite më parë, çifti Sulo mësohet se ka pasur vazhdimit konflikte.

Të afërmit dhe fqinjët thonë se sherret lidheshin me dyshimet e 56-vjeçarit për tradhti. Zënkat mes tyre u agravuan pikërisht gjatë ngrënies së drekës, duke përfunduar me vrasjen e Laureta Sulos. I pari që mori vesh për ngjarjen, pas mbërritjes së policisë në banesën e çiftit ishte djali i tyre, i cili në gjendje të rënduar psikologjike bëri më faj policinë për atë që kishte ndodhur. “E patë çfarë bëtë, ju e keni fajin, ju si shtet”, u shpreh 23-vjeçari, F. Sulo.

Çifti ka dy fëmijë

Çifti Sulo ka dy fëmijë, djalin 23 vjeç dhe një vajzë të mitur 12 vjeçe, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e krimit. Policia ka mbërritur në vendngjarje disa minuta pas telefonatës së 56-vjeçarit, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Sipas policisë, mësohet se fillimisht Lavdosh Sulo e ka qëlluar bashkëshorten me sëpatë, ndërsa më pas me mjete të forta, duke i shkaktuar plagë të shumta, kryesisht në fytyrë, që tregon për një krim urrejtje ndaj gruas së tij. 42-vjeçarja nuk ka pasur asnjë mundësi për të shpëtuar, pasi dëmtimet e shkaktuara ishin vdekjeprurëse për të. Laureta Sulo u dërgua në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë vetëm disa minuta pas mbërritjes. Më pas, trupi i saj u dërgua për në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet dhe autopsia.

 

 

 

 

Tags: krimipoliciavlore

TË LIDHURA

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

13:47 | 08/11/2025
Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta
Aktualitet

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori
Aktualitet

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Next Post
“S’ke lekë? Ha në shtëpi, por jo mbeturina”/ Renato Mekolli nxehet keq me ata që…

“S’ke lekë? Ha në shtëpi, por jo mbeturina”/ Renato Mekolli nxehet keq me ata që...

Sozia e Messit bën namin në Iran, shfrytëzoi identitetin e rremë për të shkuar me 23 femra (foto)

Sozia e Messit bën namin në Iran, shfrytëzoi identitetin e rremë për të shkuar me 23 femra (foto)

Arsyeja/ Shkarkohet gjyqtari i Krimeve të Rënda

Arsyeja/ Shkarkohet gjyqtari i Krimeve të Rënda







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash
Aktualitet

Sekuestro pasurish në Sarandë për dyshime për pastrim parash

by mirseda
13:47 | 08/11/2025
0

Në Sarandë janë sekuestruar disa pasuri me dyshimin se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme. Nën hetim...

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

Reagojnë avokatët e Veliajt: Fitore për shtetin e të drejtës, priti 9 muaj për të folur 9 minuta

13:26 | 08/11/2025
Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

Nis beteja për presidentin e ardhshëm të SHBA-së, kush është favoriti

13:23 | 08/11/2025
Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

Ndahet nga jeta vëllai i ish-deputetit Petro Koçi, i prekur nga tumori

12:44 | 08/11/2025
Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

12:33 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com