E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Zyrtarët e uniformave: “Jam me një veshkë, tani është sezoni i provimeve”

Zyrtarët e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit që ndodhen në qeli, kanë dhënë argumentet e tyre duke pretenduar lirinë. Ndër arsyet për lirinë ka të bëjë me shëndetin e deri tek diplomimi i studentëve. Në dosjen e plotë të tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, parashtrohen edhe pretendimet e të arrestuarve që kërkuan lirinë, por që gjykata i refuzoi me përjashtim të Anisa Bogdanit, e cila ka një fëmijë të mitur. Të 9 të dyshuarit Edlira Naqellari, Flutura Cekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kreshnik Bejkaj, Klevis Hasani, Fatmir Demneri, Gëzim Mingaj dhe Mariglen Buzali i janë drejtuar Gjykatës së Apelit dhe kërkojnë lehtësim të masave të sigurisë. Nëntë zyrtarët akuzohen për skandalin e tenderit të uniformave me vlerë 2.8 miliardë lekë. “Rreziku i ikjes është inekzistent, pasi e hetuara ka një fëmijë të vogël 4 -vjeç dhe është në një proces të vështirë divorci. Ajo punon pedagoge dhe duhet të jetë prezente, ndryshe humbet të ardhurat. Ka një kredi për të shlyer dhe duhet të punojë”, ka deklaruar avokati i Anisa Bogdanit, dhe pretendimi u pranua nga gjykata.

Ani Omuri kërkoi lirinë nga qelia me argumentin se ka probleme me shëndetin. “Kam probleme shëndetësore. Kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe gjendja psikologjike më është rënduar, kërkoj një masë më të butë”.

Kleivis Hasani i tha gjyqtares se ka punuar me ndershmëri, dhe se nuk është i përfshirë. Ndër të tjera ai ceku faktin se është bërë baba, dhe ka një kredi për të paguar. “Jam punonjës i devotshëm i Policisë së Shtetit. Sapo jam bërë edhe me një djalë, kam edhe një kredi për të paguar, kërkoj lehtësimin e masës së sigurisë”.

Lexo edhe :   Skandali i tenderit/Mjekët, këta “avokatë” të fshehtë të të akuzuarve
Lexo edhe :   Skandali i tenderit/Mjekët, këta “avokatë” të fshehtë të të akuzuarve

Po ashtu edhe Gëzim Mingaj kërkoi një masë më të lehtë për arsye shëndetësore. Mingaj ka thënë se vuan nga një sërë sëmundjesh, dhe se është me një veshkë.

“Pas 43 vitesh punë kam dalë në pension. Kam punuar me ndershmëri. Vuaj nga një sërë sëmundjesh, jam vetëm me një veshkë”.

Ndërkohë që Mariglen Buzali tha se është pedagog, dhe duhet që të diplomojë studentët. “Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë për dy arsye, e para më ka mbaruar pasaporta dhe nuk kam si të largohem dhe e dyta sepse unë jap mësim, tani është sezoni i provimeve të masterit. Ndihem shumë keq me këtë situatë, ku të shkosh 5 vite me studentët dhe të mos arrish ti diplomosh në vitin e fundit është absurditet”. Por të gjithë u lanë në burg me përjashtim të Anisa Bogdanit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...

Tentoi të vriste me hanxhar vëllanë, zbardhet e shkuara e errët e 39-vjeçarit

Blutë e Vlorës prangosën 39-vjeçarin Gazmend Merkaj, pasi kanosi me hanxhar vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në...

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios 2020, e vonuar një vit nga pandemia e koronavirusit, filloi sot në 13:00 pothuajse me dyer...

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Nga Kim Mehmeti Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë...