E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Një gazetar në rrjetën e SPAK, përgjime për pagesa në mijëra euro

I ‘penduari’ i drejtësisë duket se ka zbuluar të dhëna të forta sa i takon operacionit “Shpirti”. Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacionit “Shpirti”. Të dyshuar si pjesë e grupit edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve. Në përgjimet e operacionit “Shpirti”, ka dalë edhe 1 gazetar, që paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve. Gjithçka është zbuluar nga ‘i penduari’ i drejtësisë i cili ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.

Nga përgjimet e SPAK e Anti-Mafias rezulton se mes pjesëtarëve te grupit kriminal flitet për pagesa të konsiderueshme në euro, që do paguhej në emisione dhe për gazetarët.

Operacioni “Shpirti” 

Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë, ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunon me homologët e tyre për t’i arrestuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Freskut në Tiranë

Një banesë në zonën e Freskut në Tiranë, është përfshirë nga flakët. Flakët e zjarrit kanë përfshirë banesën e marrë me qira nga shtetasja...

Ngrica, dëborë dhe temperatura deri në -4 gradë celcius

Moti në vendin tonë do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira të lehta, veçanërisht në Ultësirën Perëndimore. Ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor, do...

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...