Sot Këshillat Studentorë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku nënvizojnë faktin se kërkesat e studentëve nuk janë plotësuar, dhe pritet të rikthehen në protestë. Deklarata në fjalë është firmosur nga të gjitha universitetet publike në vend.
Duke u nisur nga mosplotësimi i kërkesave të tyre, në deklaratë thuhet:
“Ne rikonfirmojmë një ndër kërkesat tona kryesore:
1. Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë
2. Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave tona
Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa i përket këtyre pikave, por edhe pikave të tjera”.
Po ashtu ata shprehen se do të kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.