Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

“Zirkon”/ Raketa hipersonike ruse që po tmerron NATO-n dhe Pentagonin

5 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
“Zirkon”/ Raketa hipersonike ruse që po tmerron NATO-n dhe Pentagonin

Mediat shtetërore ruse, njoftuan të dielën se ushtria ruse kreu provën e radhës të raketës hipersonike 3M22 Zirkon. Zirkoni, është një sistem raketash sulmuese kundër anijeve dhe mjeteve armike në tokë, me raketat që lëshohen nga anijet.

3M22Zirkon udhëton me një shpejtësi 9 herë më madhe se sa shpejtësia e zërit, duke i dhënë të shënjestruarve shumë pak kohë për të reaguar. Testi, sipas Naval News, u zhvillua në Detin Baren. Raketa u qëllua nga fregata e marinës ruse “Admirali Gorshkov”. Raportohet se ajo goditi një objektiv në tokë. Më herët po media ruse, ka raportuar 5 prova të kësaj rakete. Por ka të ngjarë që ato të kenë qenë teste të përbërësve kryesorë, siç është motori dhe trupi i raketës.

Testi i fundit, ishte prova e parë gjithëpërfshirëse e armës së frikshme hipersonike. Ai u njoftua fillimisht nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Një provë tjetër, parashikohet

të zhvillohet më vonë gjatë këtij viti nga nëndetësja e re e marinës ruse “K-561 Kazan”. 3M22 Zirkon, është krijuar enkas për ta shfrytëzuar elementin shpejtësi, me synim depërtimin në sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut.

Në varësi të profilit të raketës, një konvoj mjetesh të blinduara transportuese të marinës amerikane, të mbrojtura nga sistemi “Aegis Combat”, do të kishte vetëm 2 minuta e 20 sekonda kohë për të zbuluar, gjurmuar dhe neutralizuar raketën para se ajo t’i godasë.

Raketa do të jetë e armatosur me një mbushje me eksploziv konvencional ose bërthamor. Kjo armë ka qenë në zhvillim prej disa vjetësh, dhe ekzistenca e saj u konfirmua në shkurtin e vitit 2019 nga presidenti rus Vladimir Putin.

Ai deklaroi se kjo raketë është e aftë të shkatërrojë si objektivat në det ashtu në tokë, brenda një distance prej 1.000 km. Dhe në provën e fundit, thuhet se fluturimi i Zirkon zgjati mbi 500 kilometra. Në prillin e vitit 2017, u raportua se raketa kishte arritur një shpejtësi prej 9.800 km/h, ose 2.722.3 m/s gjatë një fluturimi provë.

Në dhjetorin e vitit të shkuar, Vladimir Putin, njoftoi se po zhvillohej raketa Zirkon, që do të përdoret kryesisht kundër objektivave tokësore. Sipas komandantit të përgjithshëm të marinës ruse Nikolai Jevmenov, që nga janari i këtij viti, 3M22 Zirkon ka qenë ende në fazën e testimit, dhe pavarësisht vlerësimit të përgjithshëm pozitiv të programit të testimit, ai vuan ende nga “sëmundjet e fëmijërisë”.

Fregatet e modernizuara, pritet që të jenë platformat e para ku do të vendoset raketa hipersonike, ndërsa testet do të vazhdojnë paralelisht me armatimin e marinës me raketën lundruese Kalibr. Jevmenov tha më tej se raketat Zirkon, pritet të hyjnë në shërbim “gjatë viteve të ardhshme”. Në janar, Zirkon e lëshua fregata “Admiral Gorshkov” duke goditur me sukses një objektiv tokësor në Uralet Veriore.

Shpejtësia e madhe e kësaj rakete, ka të ngjarë të krijojnë një re plazme rreth raketës, duke thithur çdo valë radio, dhe duke e bërë praktikisht atë të padukshme për radarët. Ky fakt, ka shkaktuar shqetësime të mëdha në selinë qendrore të NATO dhe Pentagon, se Zirkon mund të depërtojë në sistemet ekzistuese të mbrojtjes detare.

Kjo raketë, mësohet se shkëmben informacione gjatë fluturimit, dhe nëse është e nevojshme mund të kontrollohet nga komanda e lëshimit. Zirkon do të vendoset së pari tek luftanijet “Admiral Nakhimov” dhe “Pyotr Velikiy” pas vitit 2020.

Anijet do të kenë sistemet e tyre të lëshimit për të transportuar raketat Oniks, Kalibr dhe Zirkon, nga 72 raketa në total për çdo anije. Më vonë me këto raketa, do të pajisen edhe nëndetëset ruse të flotës ruse të veriut. Në një intervistë dhënë për gjermanen “Der Spiegel” pak ditë më pare, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e pranoi se “sistemet e reja të raketave ruse, janë shumë të rrezikshme”.

“Ato janë të lëvizshme, të lehta për t’u fshehur, dhe mund të arrijnë në qytetet evropiane me shumë pak kohë paralajmëruese. Kjo e ul pragun e përdorimit të armëve bërthamore, dhe rrit rrezikun e llogaritjes së gabuar”, theksoi shefi i NATO-s.

Stoltenberg paralajmëroi se aleanca do t’i përshtatet sfidës së re, që ka lëshuar Rusisë me garën e saj të armatimeve vitet e fundit. Armët e reja hipersonike, kanë shqetësuar jo pak amerikanët, që për momentin kanë mbetur pas rusëve në këtë teknologji.

Madje sikurse e thekson dhe “Der Spiegel”, Pentagoni e ka një teori:Qeveria ruse, mund të marrë në konsideratë një sulm të parë me armë bërthamore taktike ndaj Evropës, pasi ka të ngjarë të supozojë se SHBA, nuk do të godiste me raketat e saj të mëdha strategjike, nga frika e një luftë bërthamore një shkallë të gjerë.

Por Stoltenberg thotë se nëse sulmohet një aleat, të gjithë aleatët do të kundërpërgjigjen, duke shtuar se SHBA-ja është duke e rritur praninë e saj ushtarake në Evropë. Për më tepër, vetë Evropa ka me Francën dhe Britaninë mjetet për të frenuar një konflikt të tillë, për shkak të qindra mbushjeve bërthamore që zotërojnë secila. /TIRANA TODAY

Tags: hipersonikeNATOpentagoninraketatmerronZIRKON

TË LIDHURA

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë
Kuriozitete

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

17:33 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

Moti i keq, vonohen tragetet në Durrës

Koronavirusi/Tomini: Kemi marrë 39 telefonata me probleme respiratore

Koronavirusi/Tomini: Kemi marrë 39 telefonata me probleme respiratore

2 “shënjestrat” e tjera të OFL-së, duhet të deklarojnë pasurinë për 48 orë

2 “shënjestrat” e tjera të OFL-së, duhet të deklarojnë pasurinë për 48 orë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Pragndeshja me Serbinë, Sylvinho në konferencë
Sport

Pragndeshja me Serbinë, Sylvinho në konferencë

by mirseda
18:55 | 06/06/2025
0

Shqipëria dhe Serbia masin forcat të shtunën në orën 20.45, në kuadër të ndeshjes kualifikuese të Botërorit....

Kapiteni serb: Kujtime të hidhura, pres atmosferë fantastike ndaj Shqipërisë

Kapiteni serb: Kujtime të hidhura, pres atmosferë fantastike ndaj Shqipërisë

18:35 | 06/06/2025
Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë drejtuesi i automjetit në Bulqizë

Ishte aksidentuar dy ditë më parë, gjendet i gjallë drejtuesi i automjetit në Bulqizë

18:22 | 06/06/2025
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit: Makina përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit: Makina përfundon në kanal

18:18 | 06/06/2025
Inter-Asllani, lamtumirë verore? Dy opsionet për mesfushorin shqiptar

Inter-Asllani, lamtumirë verore? Dy opsionet për mesfushorin shqiptar

17:51 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com