Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një konferencë për shtyp në orën 11:00 nga selia blu.
Mësohet se Basha do të flasë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ndërkohë, konferencë do të zhvillojë edhe kryeministri Edi Rama në ambientin e kryeministrisë.
Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur konsensus për kodin e ri zgjedhor.
Ndërkohë, dje u mblodh Komisioni i Çështjeve Ligjore ku u diskutuan propozimet për hapjen e listave 100%, por nuk u arrit një dakordësi.
Opozita e Bashkuar kërkon hapjen 100% të listave dhe mosprekjen e koalicioneve parazgjedhore, por kjo është kundërshtuar nga mazhoranca.