E premte, 30 Tetor, 2020
11 C
Tirana

Shembja e Teatrit Kombëtar, Meta: Gjithçka është mbajtur shënim, nuk shpëton njeri

Më të lexuarat

E rëndë/ Futbollisti 31-vjeçar gjendet pa jetë në një parking makinash

Futbollisti 31-vjeçar, Nam-Çun Kim është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një parking makinash. Dyshohet se mbrojtësi që aktivizohet me klubin e Seul është...

Erdogan sulmon Europën: Zëri i botës myslimane ngrihet kundër mëkateve tuaja

“Kundër Europës mëkatare, zëri i vetëm që po ngrihet sot është zëri i botës myslimane''. Kështu u shpreh Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan në hapjen...

Sulm terrorist në Francë, dy të vdekur e disa të plagosur (FOTO-VIDEO)

Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Nice të Francës, pranë kishës së Notre-Dame, ku për pasojë kanë...

‘Ethet’ e zgjedhjeve/”Nuk shikoj asnjë pengesë që të bashkëpunojmë me Topallin”

Teksa ‘ethet’ e afrimit të zgjedhjeve po ndihen nga protagonistët politikë, ka edhe nga ato qëndrime surprizë. Fabian Topollaj, përfaqësues i Bindjes Demokratike, deklaroi...

‘Nuk ka qeveri e as opozitë’, Jozefina Topalli prezanton partinë e re

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka prezantuar forcën e re politike të kryesuar prej saj. Partia më e re që do garojë më 25 prill, quhet ‘Lëvizja...

“60 minus 15 bëjnë 50”/ Nuk ndalen gafat e Bashës (VIDEO)

Rama ka pikasur një tjetër gafë të kryedemokratit Basha. Siç duket, kryeministri ka qenë duke ndjekur konferencën e sotme për mediat të kryedemokratit. “Ahahaha o...

Rënie e lehtë e numrit të rasteve të reja, spitalet të tejmbushura

Dita e sotme ka shënuar një ulje të lehtë të numrit të infektuarve me Covid-19 në vend. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 275...

“Deti në Hagë”/ Ministri grek zbulon marrëveshjen me Ramën, Metën dhe Bashën

“Marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës për të apeluar së bashku në Hagë për përcaktimin e kufijve detarë, përveç se është një mesazh ndaj Ankarasë,...

Skandali/“E arrestuan se përqeshi Ramën”, Manjani del me thirrjen urgjente

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me shoqërimin në polici të një gruaje 45-vjeçare, pasi kjo e fundit ka qeshur gjatë një...

U shtir si Ardit Gjebrea në mesazh, i mori dy mijë euro biznesmenit me WhatsApp

“Jam në lëvizje duke bërë emision, por nëse mundesh t’i japësh një mikut tim 2 mijë euro”. Në mes të një bisede në WhatsApp...

Presidenti i Republikës Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë në Ditën e Trashëgimisë Kulturore teksa deklaron se akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejtë ndaj identititetit kombetar.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme.

Ai garanton se të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë.

Sipas Metës, barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i disa monumenteve në mbarë vendin janë dëshmitë ulëritëse më të freskëta se si arroganca, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e një pushteti mund të sjellë dëme të pariparueshme për trashëgiminë tonë kombëtare e kulturore, pjesë e trashëgimisë europiane.

Të gjitha këto krime të rënda kushtetuese, ligjore dhe morale, të konsumuara veçanërisht në Tiranë dhe Durrës ku dëmet kanë qenë të jashtëzakonshme, do të jenë të paamnistueshme!

Sepse këto akte barbarie, për më tepër të kryera nga institucionet shtetërore, janë sulme të drejtpërdrejta ndaj identitetit tonë kombëtar.

Ndaj sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore i garantoj të gjithë shqiptarët se gjithçka është mbajtur shënim dhe askush nuk ka për t’i shpëtuar Drejtësisë!

Duke kujtuar Profesor Paolo Vittin i cili me të drejtë thotë se : “Europa nuk është vetëm euro, por edhe kulturë, solidaritet, humanizëm dhe identitet”, risjell edhe njëherë në vëmendje qëndrimin e “Europa Nostra” në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.

Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë!

Akti taleban i shembjes së Teatrit Kombëtar, shkatërrimi i shumë vlerave unikale arkeologjike në Durrës dhe dëmtimi i…

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 29 septembre 2020

 

Lexo edhe :   Kodi Zgjedhor nesër në Kuvend, Meta: Ka ende kohë për reflektim
Lexo edhe :   Kodi Zgjedhor nesër në Kuvend, Meta: Ka ende kohë për reflektim

 

 

 

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Do bëhet kryeministri i Shqipërisë? Meta tregon ambicien e tij

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Meta: Jam lideri i Shqipërisë, Rama do ta çojë Shqipërinë në drejtim të paditur

Nga reagimet e tij të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, të shumtë janë ata që mendojnë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zë...

Nuk përmbahet Meta: Kam aq fuqi, sa Rama mos të ketë vrimë ku të futet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shpërthyer si kurrë më parë në sulme dhe fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai e ka kërcënuar duke thënë...

Shpërblimi i fundvitit? Beqaj tallet me pensionistët

Edhe pse akuzohet për disa afera me tendera në shëndetësi, Ilir Beqaj prej kohësh me deklaratat e tij, është tallur me shqiptarët. Pak kohë më...

Meta shpërthen ndaj Ramës: Mos guxo të provokosh trazira në vend

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama prej kohësh kanë një përplasje politike ndërmjet tyre, ku e fundit ishte ajo për Kodin...