Rama ka ndarë me ndjekësit në profilin e tij në Facebook, pamjet nga një tjetër investim shumë i rëndësishëm.
Kreu i qeverisë ka treguar pamjet nga investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore në Vaun e Dejës.
Ai njofton se aktualisht po punohet për hapjen e kanalit kryesor, që do të ujisë rreth 450 ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerët e kësaj zone.
Statusi
MIRËMËNGJES
dhe me Vaun e Dejës, pjesë e investimeve që vijojnë në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore, ku po punohet për hapjen e kanalit kryesor që do të ujisë rreth 450 Ha tokë bujqësore, duke zgjidhur hallin shumëvjeçar për fermerëve e kësaj zone, ju uroj një ditë të mbarë.
***sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020, një nga plot dëshmitë kuptimplota të rilindjes që vazhdon edhe në bujqësi.