Ditën e sotme pritet që kryeministri Edi Rama të takohet me opozitën parlamentare, ku në fokus të diskutimit do të jetë votimi në Kuvend i Reformës Zgjedhore.
Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari, njëherësh dhe bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, deklaroi para Kryesisë së Kuvendit se “topi tashmë është në fushën e Ramës”.
Hajdari u shpreh se kryeministri duhet të mbajë premtimin: “Jemi për të zbuluar nëse Rama e ka seriozisht apo jo. Ka premtuar që do e shikojë çështjen e sistemit pas marrëveshjes. Ta mbajë premtimin. Ndërkohë po shantazhohen deputetët që të votojnë Reformën Zgjedhore”.