Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet/ VOA: Pjesëmarrje e ulët, opozita mund ta shohë veten fitimtare

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ VOA: Pjesëmarrje e ulët, opozita mund ta shohë veten fitimtare

Në Shqipëri, procesi i votimit për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat e rinj bashkiakë, u mbyll sipas afatit në orën 19:00. Përkundër dilemave dhe shqetësimeve që i paraprinë ditës së sotme, procesi u zhvilluar normalisht. Përjashto një episod në Sukth të Durrësit ku një person hyri i armatosur në një qendër votimi, duke marrë kutinë e votimit e duke dëmtuar më pas materialet zgjedhore, e që u arrestua nga policia, nuk u rregjistruan episode të tjera të rënda. Në të gjithë vendin, pavarësisht vështirësive, qendrat e votimit u hapën në kohë, përveç disave në Shkodër.

Zgjedhjet vendore në Shqipëri

Të dhënat më të fundit për pjesmarrjen që i takojnë orës 18:00 flasin për shifra të ulta në nivelin e 19,4 përqind, ose rreth 67° mijë votues. Pjesmarrja duket se po përceptohet si sfida mes shumicës dhe opozitës e cila përvec bojkotit të saj, i ka bërë thirrje dhe qytetarëve që ta braktisin ditën e votimit. Në këtë betejë të interpretimit politik të pjesmarrjes, opozita mund ta shohë veten fitimtare, jo vetëm sepse ajo dy ditët e fundit i mëshoi këtij fakti, por sepse dhe mungesa e saj automatikisht çon në të paktën mosmarrjen pjesë të mbështetësve të saj. Nga ana tjetër, ajo pjesë e elektoratit që është e pavendosur, nuk kishte asnjë motiv për t’u përfshirë në një proces me një rezultat të ditur, duke qenë se në gati gjysmën e bashkive, kandidatët socialistë nuk kishin asnjë rival. Nuk përjashtohet as fakti se dita e sotme, me temperatura të larta ka bërë që të jenë të shumta ata që i janë drejtuar plazheve. Sikundër, dhe situata e tensionuar që i parapriu ditës së votimit, dhe frika për përplasje të mundshme, ka patur efektin e saj.

Partia Demokratike, megjithatë akuzoi KomisioninQendror të Zgjedhjeve se “me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.
Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i Partisë demokratike, Ivi Kaso.

Në fakt këto janë të para zgjedhje, për të cilat vëmendja nuk ka qenë te rezultati, por te çështjet e sigurisë, pra nëse do të zhvilloheshin qetësisht, apo do rrezikohej një përplasje. Opozita, jo vetëm që nuk u përfshi, për këmbënguli me forcë se nuk do të lejonte mbajtjen e tyre. Vetëm dy javët e fundit, pati sulme në disa qytete ndaj zyrave të Komisioneve zonale, ndërsa në bashkitë ku drejton e djathta, nuk u lejua përdormi i institucioneve lokale për qëllime të administraimit të procesit zgjedhore.

Kjo situatë solli një reagim të fortë ndërkombëtar, i cili u intenfisikua dhe në gjuhën e përdorur, veçanërisht në ditët e fundit para zgjedhjeve. Mesazhet ishin të qarta: të evitohet dhuna, se organizatorët dhe nxitësit do të mbanin përgjegjësi, dhe se qytetarëve u duhej garantuar e drejta e votës.

Dhe në mesazhin e tij mbrëmë, kryetari demokrat Lulzim Basha shpjegoi se procesi i zgjedhjevve mund të ndalej vetëm me dhunë, porse një gjë e tillë rrezikonte të kishte kosto për shoqërinë, humbje jete e plagë që nuk do të sillnin as përfitime politike. Ai theksoi se vetë personalisht por dhe demokratët nuk besonin tek rruga e dhunës.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, ka nisur transferimi i materialeve nëpër Qendrat e numërimit. I gjithë procesi, sikundër dhe ai i nxjerrjes së rezultatit, pritet të ndiqet nga afër nga vëzhguesit ndërkombëtarë të misionit të ODIHR-it, i cili pritet që nesër të dalë dhe me vlerësimin paraprak për të gjithë procesin.

 

Tags: edi ramaopozitapjesemarrje e uletVOAZgjedhjet

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
KZAZ-të e kyçura/ KQZ ultimatum Voltana Ademit: Bashkëpuno, përndryshe…

KQZ jep shifrën zyrtare: 21.6% morën pjesë në votime

Tabela/ PD kundërshton KQZ-në, me shifrat e pjesëmarrësve në votime

Tabela/ PD kundërshton KQZ-në, me shifrat e pjesëmarrësve në votime

Mediu vë alarmin: O shqiptarë, mos ulni kokën para vjedhjes e korrupsionit

Fatmir Mediu tregon cila është rruga e vetme për të dalë nga kriza







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com