Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet/ “The Economist”: Shqipëria e zhytur në kaos

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ “The Economist”: Shqipëria e zhytur në kaos

Duket sikur të gjithë mediat e huaja janë të përqendruara në gjendjen e rënduar politike, në Shqipëri.

Pas 2 artikujve nga mediat belge dhe italiane, vjen edhe artikulli i tretë për ditën e sotme nga prestigjozja “The Economist”.

Sipas kësaj mediaje, Shqipëria është e zhytur në kaos, duke u ndalur te protestat e shumta të opozitës të cilat, sipas saj kanë nxirë imazhin e vendit dhe kanë dëmtuar shpresat e tij për të hapur negociata me BE-në.

Shkrimi i “The Economist”:

Fenerë kineze me fjalën ‘Ik’ shiheshin kudo nëpër qiellin e mbrëmjes. Duke mbajtur flamuj kuq e zi , flamuj të Bashkimit Europian dhe amerikanë, turma të mëdha të mbledhura përpara kryeministrisë thërrasim ‘Rama Ik! Rama Ik! Rama Ik!”

Sipas medias britanike, protestat e vazhdueshme dhe përplasjet mbi 30 qershorin jo vetëm që kanë dëmtuar imazhin e vendit, por edhe kanë pakësuar shpresat për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Që nga shkurti, në një seri protestash masive, opozita ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen. Gjatë demonstratave të ashpra, fishekzjarre dhe bomba me bojra janë hedhur vazhdimisht në drejtim të zyrës së tij. Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike të opozitës është duke u thënë vazhdimisht mbështetësve të tij se nuk do ta lë lejojë që Shqipëria të rrëshkasë në diktaturë. Por, ndërkohë që kaosi në parlament dhe në rrugë vazhdon, gjasat e Shqipërisë për t’u përafruar me BE-në janë tanimë duke u pakësuar”, shkruan “The Economist”, duke theksuar se shtyrja e negociatave ishte një vendim i pritshëm për qeverinë Rama.

Një vit më parë, BE-ja parashtroi një sërë kushtesh për hapjen e negociatave. Më 29 maj një raport i Komisionit Europian rekomandoi nisjen e bisedimeve, por më 18 qershor disa vende të BE-së i dhanë Tiranës një goditje të madhe. Ishte një sulm i hidhur, edhe pse qeveria shqiptare e kishte pritur. Rama insistoi që përpjekjet e vendit të tij për t’u bashkuar me BE-në do të vazhdonin dhe fajësoi qeveritë europiane që u tremben partive populiste. Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë përparim më të mirë drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së, u la gjithashtu për në vjeshtë”, shton më tej gazeta.

Sipas saj, situata kaotike ku ndodhet nënkupton se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më pak e denjë për t’u bashkuar me unionin europian. Ajo e vë theksin tek zgjedhjet lokale, duke theksuar se pas 30 qershorit, Partia Demokratike do të humbasë të gjithë ndikimin që i jepte pushteti lokal.

“Më 30 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e bashkive. Zoti Rama thotë se do të shkojë përpara, edhe pse Presidenti Ilir Meta i ka shtyrë për shkak të situatës së rënduar. Kolegji zgjedhor mbështet qeverinë, por zoti Basha thotë se zgjedhjet janë të paligjshme dhe ka bërë thirrje për bojkotimin e tyre. Basha po kërkon miratimin ndërkombëtar për protestat e tij dhe bojkotin e parlamentit, por deri më tani nuk e ka marrë. Sulmet e mbështetësve demokratë në bashkitë e mbajtura nga partia e tij kanë sjellë reagime të ashpra nga qeveritë e huaja. Nëse zgjedhjet vazhdojnë, partia e zotit Basha do të humbasë vendet e punës dhe patronazhin që qeveria lokale i jep. Në të njëjtën kohë, parlamenti, në të cilin Partia Socialiste e zotit Rama ka shumicën, ka filluar lëvizjet për të shkarkuar Presidentin Meta”, shkruan gazeta britanike, e cila intervistuar edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Ligji”, thotë Veliaj, është shumë i qartë. Nëse përpiqesh të pengosh njerëzit të votojnë, shkon në burg “.

“The Economist” thekson se Basha po përpiqet të dëshmojë se kryeministri Rama u ndihmua nga bosët e krimit të organizuar për të fituar zgjedhjet e fundit të përgjithshme, në vitin 2017. “Rama e mohon atë dhe thotë se do të padisë gazetarin Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet në gazetën gjermane Bild. Ndërkohë më 17 qershor, Basha ishte thirrur për t’iu përgjigjur akuzave për financimin e paligjshëm të partisë së tij, akuza për të cilat kreu i PD-së thotë se akuzat janë të rreme”, shkruan gazeta britanike.

Ajo kujton trazirat politike të vitit 1997, duke ngritur shqetësimit se vendi ynë mund të gjendet sërish në një situatë të ngjashme.

Në vitin 1997, Shqipëri u trondit nga një rënie e plotë e rendit dhe ligjit kur qytetarët rrëmbyen tanket dhe e detyruan presidentin e atëhershëm Sali Berisha të jepte dorëheqjen. Edhe pse demokracia drejt të cilës ka ecur Shqipëria e bën shumë të vështirë që një ngjarje e tillë të ndodhë përsëri, politika në Shqipëri është një biznes i pistë. Partitë kryesore janë të lidhura me klanet të paqëndrueshme. Basha thotë se armiqtë e krerëve të krimit të organizuar, të cilët janë aleatë të socialistëve, i kanë bërë atij propozime nga më tronditëset, për të cilat kreu i PD-së shprehet se i ka hedhur poshtë”, shkruan gazeta e njohur britanike.

“Këtu nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim të qeverisë dhe krimit të organizuar, por për një bashkim,” thotë ai për “The Economist”.

Por zoti Rama thotë se nëse akuzat e tilla janë të vërteta, Komisioni Europian nuk do të kishte rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit, megjithëse liderët e BE-së vendosën t’i shtyjnë sërish

“Megjithatë situata kaotike duket se po pastrohet pak të paktën në gjykatat e Shqipërisë. Gjyqtarët dhe prokurorët po shqyrtohen për pasuri të pashpjegueshme apo lidhje me krimin e organizuar”, përfundon “The Economist”.

 

Tags: artikullkaosshqiperiathe economistZgjedhjet

TË LIDHURA

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

22:24 | 28/01/2026
Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji
Aktualitet

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin
Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Next Post
Gjekmarkaj: Nesër data 2 dhjetor 1945, vendosja e diktaturës

Gjekmarkaj: Nesër data 2 dhjetor 1945, vendosja e diktaturës

Video/ Shpartallohen dyert e KZAZ-së në Shkodër

Video/ Shpartallohen dyert e KZAZ-së në Shkodër

Aksidenti tragjik në Thumanë, vdes 18-vjeçari

Aksidenti tragjik në Thumanë, vdes 18-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com