Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet/ Paralajmëron PD: Do ngremë padi, disponojmë fakte për falsifikim pjesëmarrjeje

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ Paralajmëron PD: Do ngremë padi, disponojmë fakte për falsifikim pjesëmarrjeje

Partia Demokratike shprehet se disponon fakte për mënyrën se si janë manipuluar shifrat, për numrin e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat, ku deklaroi se numri i pjesëmarrësve është rritur në qindra mijëra duke përdorur nënkryetarin e KQZ-së, Denar Bibën.

“Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij institucioni, Denar Biba. Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit”, tha Bardhi.

Bardhi vijon më tej, duke thënë se të dhënat e pjesëmarrjes nuk u hodhën në sistemin online të të dhënave, dhe se nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet e votimit për çdo qendër votimi, paralajmëruar anëtarët e KQZ-së se do të përgjigjen për këto vepra penale.

Ai paralajmëroi se PD do bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral, duke filluar nga Denar Biba.

Deklarata e Plotë:
Që prej 30 Qershorit, Edi Rama është zbuluar para shqiptarëve si Kryeministri i vetëm në Europë që ka manipuluar edhe votimet e veta antikushtetuese me 1 kandidat.
Ai ka rritur pjesëmarrjen me të paktën 8% apo me rreth 280 mijë votues, duke përdorur Komisionin Qendror të Vjedhjeve, specifikisht, nënkryetarin kamikaz të këtij insitucioni, Denar Biba.
Partia Demokratike disponon të dhëna të plota sesi ka funksionuar skema e manipulimit të numrit të pjesëmarrësve në votimet e paligjshme dhe antikushtetuese të 30 qershorit.

Ajo ka funksionuar si një piramidë manipulimi, që nis me zyrën e Edi Ramës, vazhdon në zyrën e Denar Bibës, shtrihet tek drejtuesit e KZAZ-ve dhe përfundon tek komisionerët e qendrave të votimit në zonat ku nevojitej fallsifikimi.

Në Komisionin Qendror të Vjedhjeve Denar Biba, në bashkëpunim me 3 punonjës të administratës, kanë drejtuar operacionin e rëndë kriminal të fallsifikimit dhe manipulimit të votimeve.
Pasi merrte urdhrat nga shtabi politik i Edi Ramës për të deklaruar pjesëmarrje të rremë në favor të interesit politik të Partisë Socialiste, Denar Biba dhe tre bashkëpunëtorët e tij në krim, kërkonin nga kryetarët e KZAZ-ve rezultatin që duhej. Ata e siguron këtë nëpërmjet komisionerëve të qendrave të votimit, ku janë mbushur rreth 280 mijë fletë votimi për të plotësuar kuotat e përcaktuara nga Edi Rama dhe shtabi i tij i manipulimit te votimeve antikushtuese.

Kësaj skemë piramidale manipulimi dhe fallsifikimi i ka shërbyer edhe mekanizimi që ka denoncuar prej datës 30 qershor edhe Partia Demokratike. Për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, Komisioni Qendror i Vjedhjeve zhduku transparencën tradicionale të këtij institucioni.

Nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemin online të të dhënave për të mos lënë gjurmë.
Nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për cdo qëndër votimi.

Votimet me 1 kandidat dhe të paligjshme kanë përfunduar prej 4 ditësh, por Denar Biba me grupin e tij të krimit, si asnjëherë më parë, nuk kanë publikuar asnjë të dhënë për qendrat e votimit për asnjë bashki. Kjo është e paprecdentë.

Ky manipulim flagrant i shërben vetëm propagandës së Edi Ramës për të fshehur dështimin dhe braktisjen e tij totale, për të fshehur katandisjen e Partisë Socialiste në një parti rrogëtarësh, kriminelësh dhe klientësh biznesi.

Kamikazët e Edi Ramës në Komision Qendror të Vjedhjeve dhe kudo tjetër do të mbajnë përgjegjësi penale!
Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërndorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë.​

Tags: 30 qershoriDenar Bibafalsifikm pjesemarrjejeKQZpadiZgjedhjet

TË LIDHURA

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Kush është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani.

15:28 | 11/11/2025
SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu
Aktualitet

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

15:25 | 11/11/2025
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të shitjes së karburanteve
Aktualitet

Toyota digjet në Halil të Krujës, dyshohet se është makina e autorëve të atentatit në Rinas

15:22 | 11/11/2025
Next Post
I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

I ndihmoi në garën për titull, mesfushori largohet nga Partizani

“Kam provat”, Ndocaj: Do të bëj ankimim në Kolegjin Zgjedhor

“Kam provat”, Ndocaj: Do të bëj ankimim në Kolegjin Zgjedhor

“E bërë nga dashuria ime”, Olta Gixhari në krahët e dikujt (video)

“E bërë nga dashuria ime”, Olta Gixhari në krahët e dikujt (video)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët
Aktualitet

Kush është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua Gilmando Dani.

by mirseda
15:28 | 11/11/2025
0

Muçi Shaljani (Sheqeri) rreth 40 vjeç, është personi që mbeti i plagosur në atentatin ku u ekzekutua...

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

SPAK merr të pandehur avokatin Besart Logu

15:25 | 11/11/2025
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të shitjes së karburanteve

Toyota digjet në Halil të Krujës, dyshohet se është makina e autorëve të atentatit në Rinas

15:22 | 11/11/2025
Atentati në Rinas me një të vdekur, policia informacion zyrtar: I palgosuri, rëndë

Atentati në Rinas me një të vdekur, policia informacion zyrtar: I palgosuri, rëndë

15:19 | 11/11/2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me Toyota me targa greke

Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët lëviznin me Toyota me targa greke

15:11 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com