Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjedhjet/ OSBE thirrje për vetëpërmbajtje: Të shmanget dhuna, palët të ulen pa kushte

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet/ OSBE thirrje për vetëpërmbajtje: Të shmanget dhuna, palët të ulen pa kushte

Krerët e OSBE-së i kanë bërë një tjetër apel politikës shqiptare që të ulet në tryezën e dialogut. Në një deklaratë të kryetarit të saj Miroslav Lajçák, sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe sekretarit të Përgjithshëm i Përgjithshëm i OSBE-së Roberto Montella, shprehet keqardhje për tensionin e vazhdueshëm politik në vend, ndërsa bëhet thirrje edhe për shmangien e dhunës.

Deklarata e OSBE:

OSBE-ja ka monitoruar nga afër ngjarjet dhe i ka nxitur në mënyrë të përsëritur të gjithë aktorët relevantë të angazhohen në politika konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të kaluar ngërçin aktual, të angazhohen në dialog pa parakushte dhe të sigurojnë që zgjedhjet e kësaj të diele të zhvillohen paqësisht. Ne i nxitim të gjithë aktorët të mbështetin shtetin e së drejtës, të respektojnë rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse dhe të drejtat e njeriut, si dhe të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore.

Teksa njeh të drejtën e shqiptarëve për mjetet e paqta të protestës, OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme të kohëve të fundit kundër organeve të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, ku u dëmtuan shkolla dhe material zgjedhore. Të gjitha mosmarrëveshjet politike dhe administrative duhet të zgjidhen në përputhje me shtetin e së drejtës dhe proceset ligjore. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, pengon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore e lidhur me zgjedhjet, përfshirë blerjen e votës, abuzimin me burimet publike dhe ushtrimin e presionit ndaj nëpunësit e sektorit publik sa u përket zgjedhjeve, duhet të ketë pasojat e duhura ligjore.

Duke pasur parasysh përparimin e vendit në fusha kryesore, gjatë viteve të fundit, të ilustruar nga miratimi i njëzëshëm i të gjitha 56 shteteve të tjera pjesëmarrëse që Shqipëria të marrë Kryesinë e Radhës së OSBE-së në vitin 2020, ne jemi të bindur që Shqipëria do të jetë në gjendje të përparojë, nëse në vend ushqehet një ndjenjë e pjekur përgjegjësie për përparimin dhe reputacionin e vendit.

Si gjithmonë, OSBE-ja mbetet e gatshme – si mbështetëse dhe si mike – të punojë me institucionet kombëtare në çuarjen përpara të përparësive të vendit, në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Pas 30 qershorit, OSBE-ja do të përkrahë fuqishëm përpjekjet e përtërira për reformë në vend, përfshirë reformën gjyqësore, në përputhje me kërkesat dhe aspiratat e popullit shqiptar.

Tags: dhunaOSBEtë shmangetthirrjevetepermbajtje

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
SHBA, miratohet ligji prej 4,6 miliardë dollarë për kufirin

SHBA, miratohet ligji prej 4,6 miliardë dollarë për kufirin

Deputeti ‘tradhtar’ i PD ironizon keq: Duan të martohen me të njëjtën nuse

Deputeti ‘tradhtar’ i PD ironizon keq: Duan të martohen me të njëjtën nuse

Foto prekëse/ Martohet me dashurinë e jetës një ditë para se të humbte betejën me kancerin

Foto prekëse/ Martohet me dashurinë e jetës një ditë para se të humbte betejën me kancerin







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com