Zgjedhjet që do të mbahen gjatë pandemisë në Maqedoninë e Veriut do të zgjasin plot 3 ditë. Ndërsa fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë.
Qeveria teknike ka vendosur që votimet të mbahen në datat 13,14 dhe 15 korrik, ndërsa është rritur edhe afati ditor i votimit, nga ora 07:00 deri në 09:00.
Bëhet me dije se më 13 korrik do të votojnë ata që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ose ata që janë të detyruar të vetizolohen.
Ndërkohë, më 14 korrik do të votojnë të sëmurët kronikë që rrezikojnë nëse preken nga koronavirusi. Ndërsa më 15 korrik do të votojë e gjithë pjesa tjetër e qytetarëve.
Dita 15 korrik do të jetë ditë pushimi në Maqedoninë e Veriut. Vendi fqinj është me qeveri teknike që prej vitit 2019, ku ish-kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen për shkak se BE nuk hapi negociatat me vendin.