Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Ahmeti: Ja vijat e kuqe që s’i toleroj në koalicion

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në vendin fqinj më 15 korrik.

I ftuar në emision “Real Story”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) tha se qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin me votë fituesin në zgjedhjet e ardhshme.

Sa i përket faktit se më do të bënte koalicion, Ahmeti tha se për të do të ishte mirë të fitonte LSDM e Zoran Zaev. Sipas tij, BDI ka vendosur vijën e kuqe për disa çështje thelbësore dhe nuk bën marrëveshje me cilëndo parti që i shkel ato.

“Situata para katër vitesh ka qenë shumë e rënduar, specifike, e ngarkuar. Ajo situatë na vuri në situatë për të bërë një analizë shumë më të thellë me subjektet në vend, por edhe me komunitetin ndërkombëtar, nuk ishte një vendi i lehtë për t’u marrë. Kanë qenë momente vendimtare nëse do vendosnim që vendi të ecte përpara, ose të qëndronim në vend numëro. Ne morëm vendimin e duhur, në kohën e duhur, që sot ne jemi vend anëtar i NATO, kandidat për të BE. Sot jemi në rrethana krejtësisht ndryshe. Nëse ka parti që nuk pranon marrëveshjen e Prespës, të Ohrit, fqinjësinë e mirë, përgjegjësitë që dalin nga marrëveshja e Ohrit, me ne nuk mund të ketë as partneritet, as bashkëpunim. Këto janë vija të kuqe që i kemi vendosur ne. Ne do të respektojmë votën e qytetarëve. Për ne do të ishte mirë të fitojë LSDM. Pavarësisht se çfarë thotë Zaev, se më ka lodhur me këto deklarata, nuk është hera e parë që e bën, por më thërret pastaj dhe më thotë ‘më fal, nuk do e bëj më’, përsëri them se më 15 korrik vendosin qytetarët dhe për ne ka vija të kuqe”, tha ai.

Tags: Ali AhmetiMaqedoni e VeriutZgjedhjet

TË LIDHURA

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

16:51 | 11/02/2026
U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq
Aktualitet

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital
Aktualitet

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Next Post
Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm
Politikë

Ambasadorët shqiptarë kundërshtojnë ligjin për Shërbimin e Jashtëm

by mirseda
16:51 | 11/02/2026
0

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur sot kundërshtimin e tij ndaj projektligjit të ri për Shërbimin...

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

U raportua i humbur para dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

16:38 | 11/02/2026
Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

Aksident në superstradën Lezhë–Milot, përplasen tre automjete, dy persona në spital

16:36 | 11/02/2026
Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

Vokshi: Në protestë, policia më mori flakë këpucët dhe pantallonat

16:20 | 11/02/2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

16:00 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com