E diel, 13 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat.

Mijëra qytetarë zbarkuan në sheshin e Beogradit, pasi ata nuk pranojnë kurrsesi që të izolohen sërish.

Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e COVID-19, dhe numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Me flakadanë dhe shashka, protestuesit rrethuan Kuvendin e Serbisë e ndërsa e kanë sulmuar atë.

Një tjetër kërkesë që kanë protestuesit që mbështeten edhe nga Opozita e vendit është dorëheqja e Vuçiç.

“Dorëheqje! Dorëheqje!”, dëgjohen të bërtasin ata, ndërsa policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Forcat policore përdorën gazin lotsjellës, në përpjekje për të parandaluar pjesëmarrësit në tubim të hynin në Kuvendin e Serbisë.

Gazi lotsjellës shpërndau njerëzit, por vetëm për pak minuta. Ata u rikthyen në Kuvend përsëri, ku u përplasën me policinë. Disa prej tyre u arrestuan, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Belgjika mposht me lehtësi Rusinë, Lukaku i dedikon golin Eriksen (Video)

Përfundon ndeshja midis Belgjikës dhe Rusisë, e vlefshme për grupin B të kompeticionit europian ''EURO 2020''. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka shkatërruar rusët...

VOA: Takimin më të vështirë, Biden do e ketë me Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden të hënën në takimin e nivelit të lartë NATO-s për diskutime...

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që po vlerësohet se mund të pengojë përpjekjet për ekspozimin e korrupsionit ose kërkesën për llogaridhënien...

Itali: Vaksinimi me AstraZeneca, vetëm për personat mbi 60 vjeç

Vaksina Astrazeneca në Itali do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç. Lajmi vjen pas rasteve të rralla të trombozës që kanë ndodhur...

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës, por me cilat prioritete?

Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për...