E hënë, 18 Janar, 2021
-1 C
Tirana

Pandemia/ Ushtria gjermane stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit

Ushtria gjermane Bundeswehr po stërvit qentë për të identifikuar të infektuarit me virusin korona.

Bundeswehri gjerman në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë Veterinare (TiHo) në Hanover po zhvillojnë në kuadër të një projekti, teste me dhjetë qen.

Qentë e përfshirë në eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit.

Sipas njoftimeve të Bundeswehrit, në projekt janë përfshirë qenë të racave pastor, spaniel dhe retriever.

Qentë detektivë jo vetëm që mund të nuhasin dhe zbulojnë nisur nga përbërja molekulare e aromave përkatëse lëndë eksplozive ose droga, por edhe të nuhasin lloje të ndryshme kanceri si dhe hipoglikeminë, pra rënien e sheqerit, në rastin e diabetikëve.

Pikërisht tek kjo aftësi e tyre bazohet edhe projekti për koronën.

Studiuesit kanë arritur aktualisht një kuotë diagnostikimi prej rreth 80 përqind, dhe projekti duket se do të jetë i suksesshëm.

Rezultatet përfundimtare pritet të jenë në dispozicion për disa javë.

Deri tani qentë po ushtrohen duke nuhatur mostra pështyme njerëzish të infektuar.

Gjithësesi viruset e këtyre mostrave janë trajtuar me kimikate dhe janë të padëmshëm. Pasi qentë ta kenë përfunduar këtë seri provash me sukses, ata do të përballen me shkallën tjetër të vështirësisë për të parë a do të funksionojë nuhatja edhe në rastin e virusëve aktivë të koronës që gjenet në pështymën njerëzore?

“Këto teste duhet të zhvillohen në kushte krejtësisht të ndryshme, se në fund të fundit, duhet të jemi të sigurt se askush nuk do të infektohet me mostrat shumë infektive”, shpjegon Paula Jendrny.

Edhe në vendet e tjera, si SHBA, Finlandë dhe Britaninë e Madhe, qentë po trajnohen që të nuhasin infeksione me Sars-COV-2.

Lexo edhe :   Do udhëtoni drejt SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë del me njoftimin e fundit
Lexo edhe :   Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, çfarë është vendosur për universitetet

Përveç mostrave të pështymës, ekzistojnë edhe teste me urinë dhe djersë, të cilat po tregojnë rezultate inkurajuese. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Njerëzit e famshëm janë të njohur për bërjen e gjërave të pazakonta dhe për shpenzimin e shumave të mëdha. Ndërkohë, disa prej tyre kanë...

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

Nga: Kreshnik Spahiu 5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet...

Gjermani, kush nuk pranon karantinën do të mbahet në qëndra paraburgimi

Gjermanët që refuzojnë të karantinohen pasi rezultojnë pozitiv ndaj Covid do të mbahen në qendrat e paraburgimit sipas rregullave të reja të përgatitura nga...

Futbollisti shqiptar firmos kontratë të re me klubin e Premier Ligës

Futbollist Meritan Shabani ka firmosur një kontratë të re me skuadrën e Volvesit në Angli. Trekuartisti 21-vjeçar ka firmosur një kontratë të re deri në...

Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor...