Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet lokale/ Propozimet e PS-së për Fierin, Lushnjen, Sarandën, priten ndryshime

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet lokale/ Propozimet e PS-së për Fierin, Lushnjen, Sarandën, priten ndryshime

Qyteti i Sarandës vlon nga debatet se kush do të jetë pasuesi i Florjana Kokës si kandidat në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Duket se do të jetë një sfidë e vështirë për socialistët të cilët kërkojnë një mandat tjetër për bashkinë e qytetit bregdetar kur në fakt, çështja nuk duket se është kaq e thjeshtë.

Mes anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të qytetit të Sarandës janë duke u ravijëzuar tre kandidatura kryesore, që presin në fund fare edhe daljen e sondazheve të brendshme të socialistëve, por edhe verdiktin e të deleguarve të kryesisë së PS, Damian Gjiknurit si drejtues politik dhe Alket Hysenit si deputet i zonës.

I pari që përflitet është Ardi Kola. Aktualisht mban detyrën e kryetarit të Partisë Socialiste të qytetit të Sarandës. Me një të kaluar në fushën e sportit por edhe aktiv në strukturat e PS, luajti rol aktiv në ruajtjen e strukturave të PS, sidomos pas largimit të Koço Kokëdhimës nga influenca në parti për të mos lejuar përçarjen e saj.

Një tjetër emër që po diskutohet fuqishëm është ai i Alket Qendros. Drejtori aktual i tatimeve në qytetin e Sarandës shquhet për marrëdhëniet e mira që ka mbajtur me biznesin dhe dashamirësinë e treguar për qytetarët në zonë. Eshtë figurë potente për të cilën ka edhe lobim të madh.

Nuk mund të konsiderohet aspak surprizë rikthimi në diskutim i emrit të Stefan Çipës, një funksionar i rëndësishëm në Partinë Socialiste për një kohë të gjatë që ka shërbyer në shumë detyra, madje edhe atë të kryebashkiakut të Sarandës. Ai u spostua nga bashkia katër vite më parë, pasi ish-I deleguari Koço Kokëdhima vendosi kandidimin e Florjana Kokës, kryetares aktuale. Por çdo ditë e më shumë, Çipa është rikthyer në diskutim si një kandidaturë potenciale.

Pritet të ketë surpriza edhe në qarkun e Fierit për propozimet e Partisë Socialiste për kandidatët për kryetarë bashkish në këtë qark.

Gjithçka është bërë e qartë pas vizitës javën e kaluar të Kryeministrit Edi Rama në Fier, vizitë që u shoqërua edhe me përplasje të protestuesve me forcat e rendit, e ku si pasojë u lëndua një efektiv policie.

Por ndërkohë, veç zhvillimeve dhe aktiviteteve, pati edhe një pikëpamje të qartë për kandidaturat.

Në bashkinë e Fierit, PS do të rikandidojë edhe njëherë Armand Subashin, kryetarin aktual për një bashki të dytë. Në këtë qytet, PS ka investuar shumë, sidomos për infrastrukturën e brendshme, pastrimin e lumit Gjanica nga ndërtimet pa leje dhe kthimin e tij në një park për qytetarët, por edhe po punohet vrullshëm për nyjet hyrëse dhe dalëse të Fierit për të përfunduar para zgjedhjeve.

Në bashkinë e Lushnjes ka pikëpyetje për emrin e kryetarit aktual Fatos Tushe, i cili pretendon një mandat të tretë. Por duket se Rama ka vendosur për ndryshim. Dy janë emrat që përfliten aktualisht, ajo e kryetares aktuale të PS, Lindita Buxheli, dhe një tjetër kandidat suprizë. Flitet mes anëtarësisë së PS atje se një tjetër kandidat potencial është ai i gjyqtarit Artan Gjermeni që nuk mban teserën e PS.

Në Patos, vjen një emër suprizë në diskutim. Është deputetja e PS Antoneta Dhima që pritet të garojë nën siglën e PS duke hequr dorë nga mandat i deputetit.

Ndërsa në bashkinë e Divjakës, për shkak të lidhjeve të ngushta me Erion Braçen, të kryetarit aktual Fredi Kokoneshi, do të ketë një rikonfirmim të kandidaturës së këtij të fundit.

Të gjitha këto kandidatura do të bëhen të qarta në 23 qershor, ditë që do të mblidhet kongresi i Partisë Socialiste dhe do të hapet zyrtarisht fushata e zgjedhjeve vendore, edhe pse opozita nuk e ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë në zgjedhje apo jo. /Newsbomb

Tags: FierinlokaleLushnjënndryshimepritenpropozimetPS-sëSarandënZgjedhjet

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Ekzekutoi kapon e familjes Gambino, arrestohet autori që riktheu vrasjet e “të mëdhenjve”

Ekzekutoi kapon e familjes Gambino, arrestohet autori që riktheu vrasjet e “të mëdhenjve”

Ja si dukej Samanta Karavello para se të bënte hundën dhe dhëmbët (FOTO)

Ja si dukej Samanta Karavello para se të bënte hundën dhe dhëmbët (FOTO)

Incidenti/ Sulmuan me bojë Erion Veliajn, policia shoqëron dy të rinj

Incidenti/ Sulmuan me bojë Erion Veliajn, policia shoqëron dy të rinj







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com