E shtunë, 18 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

Ekzekutoi kapon e familjes Gambino, arrestohet autori që riktheu vrasjet e “të mëdhenjve”

Policia e Nju Jork ka arrestuar një person në lidhje me hetimet për vrasjen e Francesco Calit, 53 vjeç, bosin e familjes së fuqishme mafioze Gambino i vrarë gjatë ditëve të kaluara me dhjetëra goditje pistolete përballë vilës në Staten Island.

 

Anthony Comello

Në pranga ka përfunduar Anthony Comello, 24 vjeç, banor i zonës, i cili mendohet të ketë marrë pjesë në ngjarje.

Italo-amerikani Francesco ‘Frank’ Cali, kapoja i familjes mafioze të Gambino, i konsideruar si ndërmjetësi i Casa Nostras përtej Atlantikut, u vra në një pritë përpara banesës së tij në Staten Island, në Nju York.

Francesco ‘Frank’ Cali

53-vjeçari vdiq në spital, si shkak i plagëve të marra. Sipas mediave amerikane, kjo është vrasja e parë e madhe në qarqet e krimit të organizuar në Nju Jork për më shumë se 30 vjet.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Betohen në Presidencë, Qeveria nis zyrtarisht mandatin e tretë

Pas betimit te presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri qeveritar vendosën të ecnin në këmbë përgjatë Bulevardit Dëshmorët...

Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak çaste më parë në Presidencë, ku bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar do të betohet para kreut të...

Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, subjekt i dokumentarit të krimit HBO The Jinx, është dënuar për vrasjen e mikes së tij...

Kurti lë pas inatet me Ramën dhe e uron për mandatin e tretë

Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër të hapur homologut të tij shqiptar, Edi Rama, duke e uruar për mandatin...

Meta merr në mbrojtje Berishën, akuzon Kim se po shkel sovranitetin e vendit

Pas një periudhe të gjatë heshtje, një ditë më parë kreu i shtetit, Ilir Meta, u prononcua për mediat duke u rreshtuar krah aleatit...