Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Zgjedhjet e Bashës si alibi për vjedhjen e Ramës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Nano, sharlatani që kemi merituar

Të gjithë idhtarët e teorive konspirative që besojnë se Lulzim Basha është një vegël e Ramës, prej sot e kanë edhe një argument më shumë. Mënyra si u soll me analizën e humbjes dhe me hapjen e garës për të pasuar vetveten, tregoi se kreu demokrat nuk ka pikën e respektit ndaj procesit demokratik. Ai aplikoi me partinë e tij të njëjtin parim që Rama përdori për 25 prillin, atë se loja me zgjedhjet mbyllet shumë më parë se sa votuesit ti drejtohen kutive.

Nëse kryeministri i ndryshoi në mënyrë unilaterale regullat e lojës, nëse ai falë parave të buxhetit, krijoi kushte të pabarabarta konkurimi, nëse ai u soll gjatë gjithë kohës në rolin e dikujt që ka në dorë dhe gurin dhe arën, nëse ai i vizatoi si armiq kritikët e tij, Basha nuk i la asgjë mangut.

Ai po organizon një garë “fake” pikërisht në kohën kur PD ka më shumë nevojë për të kundërtën.

Atëherë kur të gjithë prisnin që zgjedhjet e radhës, të planifikuara për në korrik të shtyheshin, për ti hapur rrugë një drejtimi kolegjal, një diskutimi serioz, krijimit të alternativave të reja më bindëse, ai e afroi datën e tyre me një urdhër absurd. Qëllimi është i qartë, të mbysë zërat ktitikë dhe të vrasë opozitarizmin brenda partisë.

Askush tjetër nuk mund të gjejë shpjegim të ndryshëm për hapjen urgjente të regjistrimit të rivalëve që sot, kur ende nuk ka mbaruar procesi formal zgjedhor dhe kur nuk ka nisur asnjë diskutim për një alternativë të ndryshme në drejtimin e opozitës.

Për këdo është qesharake të mendojë se vetëm pas 5 ditësh, pra sa hap e mbyll sytë, çdo konkurenti të mundshëm do ti jetë djegur mundësia për të garuar. Dhe meqë grotesku duhet çuar deri në skaj, rivalët potencialë të Bashës nuk do të kenë dot as dy javë për të bërë fushatë kundër një kryetari, që jo vetëm udhëheq prej tetë vitesh partinë, por që për humbjen e dytë nuk e pa të nevojshme as të vetë ngrihej si pas disfatës së 2017-ës

Natyrisht, këto që po organizon Basha, në 13 qershor, nuk janë votime, por një maskaradë e turpshme. Për të komentuar ato, më shumë se ndonjë analizë serioze, do ia vlente ndonjë gaz i shfrenuar si ai që pamë disa ditë më parë tek “Të paekspozuarit”.

Kjo farsë nuk mëritonte më shumë sesa kaq. Por problemi, si me gjithë shakatë e bëra në momentin e gabuar është se ajo po vjen fill pas 25 prillit, kur kasaphana elektorale e Rilindjes mbetet një plagë ende e freskët.

Dhe me mënyrën se si Basha po karikaturizon garën e tij, ai nuk po bën gjë tjetër veçse po krijon alibi për Ramën. Me këtë karagjozllëk që po organizon PD-ja, në publik krijohet përshtypja se në Shqipëri askush nuk beson te parimet demokratike, te gara reale, te konkurenca e ndershme dhe tek kushtet e barabarta mes alternativave.

Partia më e madhe e opozitës po sillet me zgjedhjet njësoj si kemi parë të ndodhë në federatat sportive, në universitete apo në ojf të dorës së dytë, ku regullat i vendos dhe fitoren e merr ai që është më i forti.

Duke vulosur këtë model, Lulzim Basha po i bën nderin më të madh Edi Ramës.

Pas farsës zgjedhore në PD, kryerilindasi mund të thotë me gojën plot se, në këtë vend, të gjithë janë njësoj dhe se ai fitoi në 25 prill, pasi ishte më i zoti në mes të të ngjashmëve. Dhuratë më të madhe, në këto ditë, Edi Rama as nuk do ta kishte imagjinuar. Dhe atë nuk po ia bën as Toma, as Qifja. Por vetë shefi i opozitës, që po amniston edhe njëherë krimin e rivalit, duke i hapur rugë teorive të komplotit për një lidhje okulte mes tyre. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATIbasharama

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Sekuestrohet 2.2 ton kokainë, kaloi ‘pa u pikasur’ në portin e Durrësit

Demokrati publikon videon, paralajmëron zhvillime të reja

Gara brenda PD-së/ Vjen dorëheqja e papritur nga Komisioni Zgjedhor

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 17 maj 2021

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 17 maj 2021







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Macron i përgjigjet Trump: Franca gati për mision në Hormuz
Bota

Macron i përgjigjet Trump: Franca gati për mision në Hormuz

by mirseda
16:27 | 17/03/2026
0

Franca është e gatshme të ndihmojë në shoqërimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, por vetëm pasi...

Irani kërcënon SHBA: “Do përballeni me një Vietnam tjetër”

Irani kërcënon SHBA: “Do përballeni me një Vietnam tjetër”

16:23 | 17/03/2026
Tenderi 700 mijë €/ GJKKO çon në gjyq Benet Becin dhe 6 zyrtarë

Tenderi 700 mijë €/ GJKKO çon në gjyq Benet Becin dhe 6 zyrtarë

16:19 | 17/03/2026
Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

Vlora pret sezon turistik rekord/ Operatorët flasin për interes të lartë për Rivierën shqiptare

15:44 | 17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së. PD: Agjendë intensive me liderët europianë

15:35 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com