E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Speciale / Përmbledhje e situatës futbollistike nëpër Europë : 17 maj 2021

Teksa afrohemi gjithmonë e më shumë drejt fundit të kampionateve kryesore europiane të futbollit mbeten ende disa verdikte të fundit për t’u vulosur.

Tituj kampionë në javën e fundit, kualifikime europiane dhe rënie e ngjitje nga kategoria, Tirana Today hedh vështrimin nëpër evropën e futbollit për të qartësuar situatën për çdo tifoz.

Këtë fundjavë janë luajtur ndeshje të rëndësishme në Itali, Angli dhe Spanjë (por jo vetëm) që na kanë qartësuar ende më shumë disa nga përfundimet e sezonit aktual 2020-2021.

Në Spanjë titulli vendoset në javën e fundit me Barcelonën që nxjerr jashtë loje veten. Në Francë Lila ka nevojë për një sforco të fundit me Parisin pas shpine gati për të përfituar. Mançester Siti kampion i Anglisë, në Gjermani Bajerni e ka siguruar Bundesin e 9-të radhazi. Beshiktashi e fitoi Superligën turke këtë fundjavë në një finale drithëruese. Gallata dhe Feneri nuk arritën dot të përfitonin në dy javët e fundit.

Angli

Në ishull Siti është kampion zyrtarisht. Në mesjavë ndeshja Mançester Junajtid – Leister 1-2 i dha ‘qytetarëve’ titullin kampion dhe njëkohësisht trazoi ëndrrat dhe shpresat e ekipeve ndjekëse karshi Leisterit për zonën Champions.

Zona Champions është një rebus më vete ende. Siti dhe Junajtid do të sigurojnë dy vendet e para që do të thotë kualifikim poashtu si vendi i 3-të dhe i 4-t në Premier.

Liverpuli fitoi në grahmën e fundit me gol nga portieri Alison. E pabesueshme ajo që ndodhi në ‘The Haëthorns’. Përfundimi Uest Bromuiç 1-2 Liverpuli që tani është shumë afër kualifikimit për në Ligën e Kampionëve: i duhen dy fitore (Bërnlej, Kristal Palas) dhe në rastin më të keq do të bëjë llogari me Leisterin në aspektin e golavarazhit por që gjithsesi me dy fitore është mbi 90% i kualifikuar.

Në lojë për dy vendet e tjera (pas dy ekipeve të Mançesterit) janë :

3- Leister 66 pikë (Çelsi, Totenhem)

4- Çelsi 64 pikë (Leister, Aston Vila)

5- Liverpuli 63 (Bërnlej, Kristal Palas)

Nëse Liverpuli i fiton të dyja ndeshjet Çelsit i duhen 2 fitore nga 2 ndeshjet e ardhshme (Leister, Aston Vila). Leisterit i duhet të djersijë pasi aktualisht në vendin e tretë ka 2 përballje ‘bombë’ deri në fund (Çelsi, Totenhem). Uest Hemi duket se ka dalë  nga loja me barazimin ndaj Brajtonit.

Për një vend në europë luajnë dhe Totenhemi me Evertonin por që u duhen fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura sepse lufta është e ashpër.

Arsenali është aty gjithashtu por duhet të kompletohen kombinime të vështira. Topçinjtë që me shumë gjasa për herë të parë e mbyll sezonin pa u kualifikuar në Europë pas 26 vitesh.

Përsa i përket mbijetesës; Shefilldi dhe Uest Bromi tashmë janë të rrëzuar në Championship ndërsa Fulhemi gjithashtu humbi shansin e fundit pasi u mund nga Bërnlej.

Itali

Në Serie A është dhënë verdikti primar; titulli kampion i përket Interit. Bluzinjtë milanezë rikthehen të fitojnë titullin dhe një trofe që nga viti i madh 2010 kur siguruan një tripletë historike për klubin dhe futbollin Italian.

Lufta për zonën Champions është tejet interesante megjithë ‘goditjen’ që Juventusi mori në ndeshjen direkte ndaj Milanit. Dje Milani humbi mundësinë e artë për të siguruar me të dyja duart kualifikimin për në Champions me një barazim 0-0 në San Siro ndaj Kaljarit të pamotiv.

Katër ekipe për 3 pozita.

2-Atalanta 78 pikë (Milan)

3-Milani 76 (Atalanta)

4-Napoli 76 (Verona)

5-Juventusi 75 pikë (Bolonja)

Java e fundit do të jetë një luftë në distancë mes Milanit, Napolit dhe Juventusit. Më të favorizuarit duken ata të Atalantës që po kalojnë formën më të mirë, janë të dytët dhe presin Milanin në shtëpi. Milani mjafton të fitojë ndeshjen e tij ndaj Atalantës për të riparë dritat e skenës së madhe europiane për herë të parë që nga koha që tani duket si parahistorike. Napoli duket se po ecën me hapa të sigurtë mirëpo nuk bën dot llogari me Juven pas shpine dhe në fund Juventusi totalisht me sytë nga kundërshtarët. Milani nëse fiton arrin Championsin. Nëse barazon i duhet që njëri mes Napolit ose Juventusit të mos fitojë. Nëse Milani humb ndaj Atalantës do t’i shërbejë humbja e Napolit ose ndalesa e Juves.

Lexo edhe :   Kampionati Europian/ 9 futbollistë shqiptarë pjesëmarrës në kompeticion

Lacio vitin tjetër luan në Europa League ndërsa Roma me Sasuolon luftojnë për një pozicion në Conference League.

Përsa i takon mbijetesës; Krotone dhe Parma janë të rënë matematikisht ndërsa Benevento ka ene shpresa. Beneventos i duhet të fitojë ndeshjen direkte ndaj Torinos gjithmonë nëse torinezët nuk dalin me pikë nga ndeshja e prapambetur ndaj Lacios. Inzagi i Beneventos do të kërkojë një favor nga vëllai i tij i madh Simeone Inzagi i Lacios.

Spanjë

1-Atletiko 83 pikë (Vajadolid)

2- Real Madrid 81 (Vijareal)

3- Barcelona 76

Tirana Today e pat paralajmëruar që para dy muajsh që gara në Spanjë do të shkonte më tre kuaj deri në ndeshjet e fundit. Nga dje Barcelona nuk është më një alternativë për titullin në Spanjë. Kampionati spanjoll më i bukur se kurrë shkon në javën e fundit me dy konkurrentë mëse të denjë me shumë premtime për emocione. Atletiko fitoi dje me dy gola në 10 minutat e fundit. Luis Suarez do të jetë hero nëse Atleti fiton titullin këtë sezon dhe të mendosh se vjen në ekip vetëm sepse në Itali nuk merr provimin e gjuhës. E bujshme!

Lexo edhe :   Kampionati Europian/ 9 futbollistë shqiptarë pjesëmarrës në kompeticion

Atletiko favorit pasi e ka në dorë fatin e vet por një hap fals i’a heq trofeun nga duart nëse Reali fiton në shtëpi.

Sevilja ekipi i katërt që hyn në Champions nga Spanja.

Sosiedadi sërish në Europa League për të dytin vit rradhazi. Betis po ashtu favorit për Europën ndërsa Vijareali zbriti në vendin që të çon në Conference League.

Mbijetesa është po aq e luftuar sa kreu: 4 skuadra me 3 pikë diferencë për të kapur pozicionin e 17-të; Vajadolidi (31) dhe Eibari (30) ndjekin Elçe (33) dhe Hueskën (33).

Gjermani

Bajerni ka siguruar titullin  e 9-të radhazi në Bundesligë. Në gjermani mbetet edhe 1 javë për t’u mbyllur sezoni, dhe 9 ndeshje.

Lajpcigu shkon në Champions, Dortmundi në vendin e tretë ndërsa Volfsburgu rikthehet në arenën e kampionëve pas 5 vitesh.

Për vendin e 7-të në Gjermani që të dërgon në Conferene League që aktualisht mbahet nga Union Berlin shpresojnë edhe Gladbahu, Shtutgarti dhe Frajburgu.

Në Bundes Shalke ka rënë në 2.Bundesliga. Këlni ka ende shanse pasi është 2 pikë poshtë mbijetesës që është Arminia dhe 1 poshtë Verderit që mban vendin e ‘play out’-it (për momentin luan ndeshje shtesë me një ekip nga liga e dytë).

Francë

Franca ka surprizuar gjithe opinionin sportive këtë sezon. Luhet për gjithçka në javën e fundit. Ajo që bën habi më shumë? Titulli kampion jo vetëm që PSG nuk e ka siguruar 10 javë para por rrezikon seriozisht ta lëshojë fronin këtë sezon. Lila ka bërë sezon fantastik dhe ka mundësinë e jetës për të gjunjëzuar rivalët pasanikë. Ja si shkojnë skuadrat në ndeshjen e fundit:

1-Lila 80 pikë (Angers)

2-PSG 79 (Brest)

3- Monako 77 (Lens)

Luhet ngushtë dhe për vendin e fundit që të shpie në Champions, ai i 3-ti që momentalisht mbahet nga monegaskët e Monakos. 1 pikë avantazh mbi Lioninqë premton luftë në distancë deri në sekondat e fundit.

Marseja mban vendin e 5-të që përkthehet në Conference League pork a vetëm një pikë avantazh ndaj Lens dhe Rennes.

Në Francë Dijon ka rënë me kohë nga kategoria. Nimes i’u bashkua këtë javë teksa Nantes është 1 pikë larg evitimit të ndeshjes shtesë. Plot 6 ekipe në diferencë 2 pikësh do të zgjedhin mes tyre më të pafatin që të luajë një ndeshje shtesë me ekipin që vjen nga kategoria e dytë.

Holandë: Ajaksi kampion

Portugali: Sportingu kampion

Rusi: Zeniti kampon

Turqi: Besiktashi fiton titullin me golavarazh karshi Galatasarait në javën e fundit.

Bullgari: Ludogorets kampion

Kroaci: Dinamo Zagreb kampion

Kosovë: Prishtina

Greqi: Olimpiakos kampion

Maqedoni: Shkëndija kampion

Skoci: Rejnxhërs kampion /Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...

Të shtëna me armë në SHBA, 13 të plagosur, autori ende i lirë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një person ka shtënë me armë duke lënë të...