Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zgjedhjet 2019/ DW: Rama gati për dialog, por Basha e refuzon

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet 2019/ DW: Rama gati për dialog, por Basha e refuzon

Pas përfundimit paqësor të Lokaleve 2019, kryeministri Rama kërkon dialog me opozitën jashtëparlamentare, por kreu i opozitës, Basha sheh largimin e Ramës si kusht për zgjedhje të lira.

Me një pjesëmarrje të ulët, por të qeta dhe paqësore, në Shqipëri përfunduan të dielën (30.06) Lokalet  2019.  Ato janë të parat zgjedhje në Shqipërinë post-komuniste, ku opozita nuk mori pjesë dhe në mbi 50% të bashkive kandidatët e PS për kryetarë bashkie nuk patën asnjë konkurrent nga 35 partitë e tjera që morën pjesë në garë.

Lokalet 2019 shihen nga kryeministri Rama dhe maxhoranca socialiste si dhënia fund e heqjes dorë nga mandatet parlamentare dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozitat. Për opozitën jashtë parlamentit, të kryesuar nga PD ato treguan braktisjen e votimit një partiak, si pasojë e pjesëmarrjes së ulët në votimet,”e paligjshme, moniste”.

Sa votues morën pjesë në Lokalet 2019?

Zëdhënësja e Komisionit Qendror të  Zgjedhjeve, (KQZ) Drilona Hoxha, tha pas mbylljes së votimeve se ” pjesëmarrja e qytetarëve në votim është 21.6% që do të thotë 771 863 votues” nga 3,5 milion votues që figurojnë në listat përfundimtare të zgjedhësve. Pjesëmarrja më e ulët, sipas të dhënave të KQZ  ka qënë në Bashkinë e Lezhës, ku në votim morën pjesë vetëm 8,93 % të qytetarëve dhe më e larta në Bashkinë minoritare maqedonase të Pustecit, ku votuan 55% e qytetarëve. Por PD, që drejton opozitën jashtë parlamentit  deklaroi mbrëmë se pjesëmarrja në votime është 15%.

Në 31 bashki, nga 61 që ka gjithsej Shqipëri nuk pati zgjedhje, por vetëm votim. Në këto bashki përballë kandidatëve të Partisë Socialiste (PS) për kryetar bashkie nuk pati asnjë konkurrent nga partitë e tjera në garë. Sipas KQZ në Lokalet 2019, që u zhvilluan të dielën, morën pjesë 36 parti, të ndara në dy  koalicione: “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” drejtuar nga PS dhe “Koalicioni Shpresa për Ndryshim” me 6 parti, e udhëhequr nga Aleanca Kuq e Zi. 9 parti konkurruan jashtë këtyre 2 koalicioneve.

Përtej karakterit një partiak të votimit në 31 bashki dhe pjesëmarrjes së ulët, në Lokalet 2019, pati shumë pak incidente. Sipas deklaratës zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme u proceduan penalisht 3 persona dhe 2 të tjerë u arrestuan me akuzën e pengimit të procesit zgjedhor.

Lokalet 2019- konsiderohen njëherazi fitore si nga Rama dhe Basha

Kryeministri Rama, në një komunikim publik, në orët e vona të mbrëmjes së te dielës, pas mbylljes së kutive të votimit, i quajti Zgjedhjet Lokale të 30 qershorit “një fitore për një Shqipëri Europiane, humbje me turp e Shqipërisë së djeshme”. Ndërsa kryetari i PD dhe i opozitës jashtë parlamentare, Basha, në fjalën e tij në përfundim të votimit  i quajti

“braktisje masivive e maskaradës së votimit një partiak të Edi Ramës, refuzim i 85 % të  votuesve të regjistruar ndaj votimeve të paligjshme moniste”. Sipas tij votimet e të dielës u karakterizuan, ” nga manipulime masive dhe blerje votash.”

Rama- gati për dialog, Basha jo dialogut me Ramën kryeministër

Kryeministri Rama i ofroi mbrëmë opozitës jashtë parlamentit dialog dhe marrëveshje “për të zgjidhur krizën parlamentare për të ndihmuar vendin në hapjen e negociatave me BE”. “Nëse duan një marrëveshje për Shqipërinë, ata do të kenë një marrëveshje. Ne mund ta arrijmë atë me dialog, pa parakushte dhe me përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar në hapjen e negociatave për t’u bashkuar me BE. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë, dhe jemi gati për të bashkëpunuar në rrugën e integrimit europian”, tha Rama.

Por kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh mbrëmë se “me Edi Ramën në krye në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndryshimi do të vijë shpejt”, tha Basha./DW/

Tags: DWedi ramalulzim bashavotimetzgjedhjet 2019

TË LIDHURA

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE
Aktualitet

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses
Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Next Post
Skandali/ Kandidatët shpallin fitoren me më shumë vota, se sa numri i votuesve në total

Skandali/ Kandidatët shpallin fitoren me më shumë vota, se sa numri i votuesve në total

Video/Kush janë 10 vipat që paguhen më shumë për një postim në Instagram

Video/Kush janë 10 vipat që paguhen më shumë për një postim në Instagram

Video/30 Qershori, një leksion qytetarie por jo demokracie

Video/30 Qershori, një leksion qytetarie por jo demokracie







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com