Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zëvendësimi i kasave fiskale, PD: Ligji i ri zhvat bizneset

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëvendësimi i kasave fiskale, PD: Ligji i ri zhvat bizneset

Partia Demokratike denoncon ligjin për zëvendësimin e kasave fiskale, duke e cilësuar si një ligj për zhvatjen e bizneseve.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa tha se qeveria po përgatit një ligj të ri, i cili nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale të bizneseve dhe i zëvendëson ato me një sistem të ri për faturat. Sipas tij, ky sistem do iu kushtojë më shumë xhepave të bizneseve, ndërkohë që do të mbushen xhepat e qeveritarëve dhe miqve të tyre.

“Ky ligj rrit kostot për biznesin, cenon konkurrencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese. Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefona të teknologjisë së lartë, që t’i përshtaten këtij sistemi”, tha ish-deputeti.

Deklarata e PD-së:

Një vit më parë, Partia Demokratike denoncoi tenderin e paracaktuar të sistemit të ri të faturimit të biznesit si një zhvatje e re për biznesin për të mbushur xhepat e familjes dhe miqve të Edi Ramës.

Sot, pas një viti, gjithçka ne paralajmëruam, është realitet. Qeveria ka paraqitur ligjin e zhvatjes së re të biznesit, nëpërmjet nxjerrjes jashtë përdorimit të kasave fiskale dhe futjes në përdorim të një sistemi të ri, që kushton para për çdo biznes që punon në Shqipëri.

Me ligjin e ri të qeverisë, të gjitha pajisjet fiskale në përdorim të biznesit, përfshirë rreth 140 mijë kasa fiskale, do të dalin jashtë përdorimit. Në vend të tyre, qeveria po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.

Ky ligj rrit kostot pë biznesin, cënon konkurencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, që t’i përshtaten këtij sistemi. Në kostot e biznesit shtohet me ligj edhe lidhja e detyrueshme e internetit, e cila duhet të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për të kryer veprimet.

Kostoja tjetër që do t’i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri është pagesa për t’u pajisur me firmë elektronike. Ky është një detyrim thelbësor për funksionimin e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri. Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes.

Në kostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale.

Një vit më parë, Edi Rama dhe Ministria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarisht 350 euro, nuk do të preken.
Kjo qeveri di vetëm të mashtrojë dhe të grabisë qytetarët për të mbushur xhepat e vet të babëzitur.

Ka vetëm një rrugë që ky ligj të mos miratohet! Duhet të largojmë qeverinë që e ka propozuar atë kundër interesit të mbi 150 mijë bizneseve.

Tags: biznesetEndri Hasakasat fiskalePD

TË LIDHURA

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

15:47 | 12/07/2025
Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!
Aktualitet

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025
Next Post
Policia liron 4000m2 plazh në Ksamil, procedohen penalisht 3 zaptuesit

Policia liron 4000m2 plazh në Ksamil, procedohen penalisht 3 zaptuesit

Eliza Dushku nënë për herë të parë! Aktorja zbulon emrin e djalit

Eliza Dushku nënë për herë të parë! Aktorja zbulon emrin e djalit

Dhunimi i gazetarit/ Reagon Meta: Të dënohen autorët e këtij akti

Meta dekreton shkarkimin e gjeneralit të Forcave Detare

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare
Aktualitet

Korçë/ Ushtroi dhunë ndaj nënës së saj, policia arreston vajzën 30-vjeçare

by mirseda
15:47 | 12/07/2025
0

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm raste të...

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

Gjykata lë në burg të arrestuarit e kapur me urdhër të SPAK, mes tyre edhe një polic

15:34 | 12/07/2025
Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Letra e Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

15:14 | 12/07/2025
Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

Paralajmërimi i Kryeministrit Rama për tregtarët: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

15:01 | 12/07/2025
Vendparkim privat dhe bar-kafe në hapësira publike, procedohen penalisht 2 persona në Tiranë

Vendparkim privat dhe bar-kafe në hapësira publike, procedohen penalisht 2 persona në Tiranë

14:46 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com