Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zëri i Amerikës: Tirana dhe Shkupi nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE

3 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zëri i Amerikës: Tirana dhe Shkupi nisin procesin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, u ulen sot në të njëjtën tryezë me vendet anëtare, në Konferencën e parë ndërqeveritare, duke shënuar kështu nisjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, pas një kalvari të gjatë priteje, zvarritjesh dhe pengesash.

Kryeministrat e të dy vendeve, Edi Rama dhe Dimitar Koveçevski u pritën nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministri i Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

“Ky është një moment historik”, deklaroi presidentja Von der Leyen, ndërsa vuri në dukje përpjekjet e të dy vendeve në rrugëtimin e tyre të integrimit. “Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri, i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht shumë përkushtim për vlerat tona”, nënvizoi zyrtarja e lartë evropiane, duke vënë në dukje se perspktiva të reja hapen për të dy vendet. “Do të ketë rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja e pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe këtë meritojnë”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian.

Në fjalën e tij të shkurtër kryeministri Edi Rama falenderoi nga njëra anë drejtuesit europianë, dhe presidencën franceze që bëri të mundur zhbllokimin e ngërçit mes Sofjes dhe Shkupit, por dhe popullin shqiptar “i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit europian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë, pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar ku refuzimet prej Këshillit Evropian nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtet të vështirë, por na forcon më shumë seç ishim”

Zoti Rama vuri në dukje se një rrugë e gjatë është përpara vendit të tij, kur tha se “ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit por situata është kjo që është dhe është mirë kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur perëndimor, të fortë dhe demokratik”.

Për kryeministrin maqedonas Kovaçevski, vendi i të cilit nis procesin e bisedimeve pas 17 vitesh pritjeje, për shkak të mosmarrëveshjeve fillimisht me Greqinë e së fundmi me Bullgarinë “sot po fillojmë përfundimisht negociatat, po hapim një perspektivë të re për vendin tonë dhe për qytetarët tanë dhe në mënyrë të sigurt, do i bashkohemi familjes së madhe europiane. Kjo ka qenë qëllimi ynë strategjik prej vitesh”.

Kryeministri Kovaçevski u shpreh veçanërisht i kënaqur që propozimit francez i cili mori miratimin e parlamentit të vendit të tij, pavarësisht kundërshtimeve të forta të opozitës, “përkufizon gjuhën maqedonase pa shtesa, shpjegime, shënime në fund të fletës, diçka që ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase, për t’u bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është diçka që unë personalist e shikoj si një nga arritjet më të mëdha dhe sukseset më të mëdha”, u shpreh ai.

Siç shpjegoi presidentja e Komisionit Evropian, hapi i parë në procesin e bisedimeve pas konferencës ndërqeveritare do të pasohet nga puna mes Komisionit dhe ekipeve negociuese për “shqyrtimin e akteve europiane që do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të”.

Ulja në tryezë për bisedimet konkrete kalon përmes procedurave të tjera, të cila zgjasin në kohë. Në shtator pritet që Shqipërisë t’i kërkohet të japë shpjegime se ku qëndron ajo në raport me çështjet që përmban grup-kapitulli i parë që lidhet me shtetin e së drejtës. Sipas metodologjisë së re, bisedimet nuk zhvillohen më mbi bazë kapitujsh të veçantë, por mbi 6 grup-kapitujsh, ku pa u hapur ai për shtetin ligjor, nuk mund të hapet asnjë tjetër.

Pas shpjegimit nga ana e Shqipërisë, Komisioni Evropian paraqet një raport vlerësues se ku është vendi me secilin nga kapitujt e grupit të parë, dhe mbi bazën e tij u paraqet vendeve anëtare se çfarë duhet plotësuar. Në këtë rast vendimmarrja është konsensuale, dhe çdo vend anëtar mund të bëjë shtesa përtej raportit të Komisionit. Topi më pas i kalon sërish Shqipërisë, e cila duhet të hartojë plan-veprimin për uljen në bisedime dhe vetëm kur konsiderohet se janë përmbushur standartet për hapjen e bisedimeve, propozohet nisja e tyre për grup-kapitullin e parë.

Ky është një proces i cili përfaqëson një test të fortë për Shqipërinë. Përtej vullnetit dhe angazhimit politik, ajo duhet të dëshmojë se ka dhe aftësi teknike për të ecur përpara në këtë fazë. Në këtë kuptim kohëzgjatja deri në uljen në tryezën e bisedimeve konkrete, është thuajse tërësisht në dorë të Shqipërisë.

Për Maqedoninë e Veriut, situata është më specifike. Përpara se të nisë këto procedura, ajo duhet që fillimisht të miratojë ndryshimet kushtetuese, të parashikuara në propozimin francez e që kanë të bëjnë me njohjen edhe të pakicës bullgare si entitet i barabartë me popujt e tjerë përbërës të saj. /VOA

Tags: beintegrimiMaqedonia e veriutrama

TË LIDHURA

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj
Aktualitet

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka
Aktualitet

“Pisllëqe nën regjimin e Ramës”, Malltezi denoncon: Gjyqtarja Gjoka

21:49 | 20/06/2025
Next Post
Deputeti i PD-së akuza ministres Krifca: Bujqësia në mjerim, parcelat me prodhim po kalben

Deputeti i PD-së akuza ministres Krifca: Bujqësia në mjerim, parcelat me prodhim po kalben

Nuk përmendi asnjëherë opozitën/ Rama: Nuk e dimë se kush është kush

Nuk përmendi asnjëherë opozitën/ Rama: Nuk e dimë se kush është kush

Babo mes falenderimit dhe mërzisë!

Sot është një dite feste dhe jo kasandrash!

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com