Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Zëri i Amerikës”/ Meta, thirrje për Referendum në “mbrojtje të Republikës”

Në Shqipëri presidenti bëri thirrje, të premten në mbrëmje, për organizimin e një referendumi “në mbrojtje të Republikës”, siç u shpreh ai, por pa përcaktuar saktësisht se për çfarë do të kërkojë që të shprehet populli, aq më tepër, që ligji për referendumet ka një sërë kufizimesh.

Në një dalje të posaçme ai vlerësoi fillimisht Kushtetutën e miratuar 21 vjet më parë, pikërisht më 22 Nëntor. “E projektuar për të hedhur themelet e një shteti që garanton liritë dhe të drejtat themelore të individit, të ndarjes dhe jo uzurpimit të pushteteve, të ruajtjes së sovranitetit dhe ndërtimit të të ardhmes europiane dhe euroatlantike të vendit, Kushtetuta e ‘98-ës mundësoi rivendosjen e paqes sociale dhe rotacionin normal politik në vend”, deklaroi presidenti Meta duke kujtuar më pas se “kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin, nderimin dhe nostalgjinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, fatkeqësisht u zhbë brenda natës në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e partive e vitit 2008”.

Zoti Meta foli me tone kritike dhe për ndryshimet e tjera që Kushtetuta pësoi në vitin 2016 si pjesë e Reformës në Drejtësi, e që sipas tij “kanë nxjerrë sot në pah dhe tri probleme të tjera akute, të cilat, për të qenë të vërtetë, u paralajmëruan se do të ndodhnin. Së pari, Kushtetuta, u kthye në një rregullore me data dhe afate, të cilat për fat të keq janë shkelur që të gjitha. Ky tejkalim afatesh ka shkaktuar një kaos kushtetues dhe ligjor që po çon nëparalizimin dhe destabilizimin e të gjithë sistemit të drejtësisë në vend”, vërejti presidenti.

“Së dyti, siç Komisioni i Venecias pati paralajmëruar, zbatimi i këtij procesi drastik dhe të pashembullt, do të duhej të ishte i kujdesshëm, gradual duke patur parasysh burimet njerëzore në dispozicion. Qëllimi i reformës nuk ishte falimentimi i sistemit gjyqësor, por reformimi i thellë i tij dhe rritja e besueshmërisë sëqytetarëve tedrejtësia shqiptare”, theksoi më tej zoti Meta. “Së treti, përsëri paralajmëruar nga Komisioni i Venecias – vuri në duke Kreu i Shtetit – zbatimi i ndryshimeve kaq të thella kushtetuese do të duhej të zbatohej duke ruajtur frymën e bashkëpunimit, për të siguruar që institucionet e reja të drejtësisë të mos kapeshin nga forca politike në pushtet. Ndryshe nga çfarë këshilloi Komisioni i Venecias, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm dhe larg transparencës”.

Për presidentin Meta “si të mos mjaftonin të gjitha këto, tashmë jemi përpara një situate edhe më dramatike, ku Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, ajo që na rekomandoi Komisioni i Venecias, po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllimin e vetëm të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e Kryeministrit aktual”. Dhe për Kreun e Shtetit “është koha për t’i thënë NDAL këtij degradimi të shtetit dhe të atdheut tonë. Unë, si President i Republikës, do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe do t’i kundërvihem me të gjitha forcat e mia, përpjekjeve të tilla shkatërrimtare dhe antikombëtare”, u zotua ai, duke bërë thirrje që “shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë, në mbrojtje të Kushtetutës dhe që fëmijët e tyre të mos ikin më nga sytë këmbët në atdheun e tyre! Presidenti do të kërkojë mbështetjen e mbarë popullit shqiptar, që përmes Referendumit të mbrojë Republikën. Le të jetë populli shqiptar dhe vetëm ai, që do të vendosë nëse pranon të rikthehet në Diktaturë apo do të mbrojë Demokracinë që është fituar me shumë trimëri, vuajtje dhe sakrifica njerëzore.Referendumi është demokracia direkte dhe në veprim! Presidenti i Republikës, do bëjë gjithçka që kjo e Drejtë të ushtrohet lirisht dhe pa asnjë pengesë”, deklaroi zoti Meta.

Çfarë parashikon Kushtetuta dhe Ligji për Referendumet

Thirrja e tij për referendum është në terma të përgjithshme, dhe mbetet e paqartë se për çfarë shqiptarët do të duhet të shprehen përmes tij. Ligji i posaçëm për organizimin e referendumeve, i vitit 2003, parashikon Referendum Kushtetues, ose Referendum të Përgjithshëm, perveЋ dhe atij Vendor. Ndonëse fjalimi i presidentit Ilir Meta ishte përqëndruar kryesisht te Kushtetuta, ky nuk duket të jetë opsioni që ai mund të ketë ndërmend, pasi në këtë rast, kërkesa për një Referendum Kushtetues, nis nga parlamenti , nga një e treta e deputetëve dhe duhet të marrë approvimin e dy të tretave të tij, përpara se të vijojë me procedurat e tjera.

Me gjasë presidenti do të mund t’i referohet Pikës 1 të Nenit 150 të Kushtetutës “Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë”. Pikërisht varianti i kërkesës drejtuar Presidentit mund të shfrytëzohet nga Kreu i Shtetit, Në këtë rast sipas Ligjit “«çështja duhet të formulohet në mënyrë të qartë, të plotë dhe pa ekuivoke, dhe në mënyrë të tillë që zgjedhësit të përgjigjen me “PO” ose “JO”. Këtu lind dhe pyetja se cila do të jetë çështja e cila do të zgjidhte problemet e renditura prej tij, me një “PO” ose “JO”. Aq më tepër kur duket se në këtë variant Kushtetuta nuk mund të preket.

Procedura që ndiqet në këtë rast nuk është fort e shpejtë. Kërkesa i kalon fillimisht KQZ-së, e cila vendos të miratojë ose ose jo kërkesën brenda 90 ditëve, dhe pastaj, nëse e miraton, kryen dhe verifikimin e procesit të mbledhjes së firmave.

Për referendumet për çështje të rëndësisë së veçantë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, kanë shmangur nevojën e një vlerësimi nga Gjykata kushtetuese, ndonëse ato nuk janë reflektuar në Ligjin përkatës, duke lënë një boshllëk për procedurat që duhet të ndiqen.

Megjithatë, gjithshka do të jetë më e qartë, pasi dhe vetë presidenti të japë shpjegime më të detajuara se ç’lloj referendumi ai i referohet. /VOA

 

Tags: ilir metaKushtetutaligjireferendumetshqiperi

TË LIDHURA

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

22:37 | 14/02/2026
ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese
Aktualitet

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Next Post
Faqet e para të gazetave, 29 tetor 2019

Shtypi i Ditës/ Si i kanë komentuar gazetat shqiptare ngjarjet e djeshme

Kapriçot e verës, e shtuna me shi. Ulen temperaturat

Vranësira dhe diell, si do të jetë moti ditën e sotme

Denoncimi te Berisha: Ardenica po u jepet mafiozëve të Rilindjes

Denoncimi te Berisha: Ardenica po u jepet mafiozëve të Rilindjes







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com