Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zëdhënësja e Përjetshme e Pushtetit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zëdhënësja e Përjetshme e Pushtetit

Nga: Baton Haxhiu

Nëse ka diçka që s’ka ndryshuar në këto njëzet e dy vitet e pasluftës, është pjesëmarrja e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Mimoza Kusari, në të gjitha qeveritë e pasluftës në Kosovë.

Qëkur nxori krye në jetën publike në Kosovë, si zëdhënëse e dobët dhe e verbër e Qeverisë së Bajram Rexhepit, ajo u bë e njohur për mendimin jashtëzakonisht sipërfaqësor dhe dëshirën e papërmbajtshme për vëmendje, pasurim dhe pushtet.

Paragjykim?

Mjafton ta shohësh intervistën e saj 60 sekondëshe në PRIVE, në të cilën, dikur zëvendëskryeministrja, Ministrja e Tregtisë e Industrisë dhe pastaj kryetarja e Komunës së Gjakovës, flet edhe nëse i pëlqen të bëj gjumë me apo pa të brendshme. Aty del sheshit obsesioni narcistik i saj, për të qenë në qendër të vëmendjes. Ajo nuk njeh kufij. Përjashto rastet kur fshihet kokëulur, për të mos folur për veprat “e dyshuara” korruptive të saj.

Natyrisht, fakti që ajo nuk kursen asnjë mjet për të përmbushur dëshirën e saj për pushtet, duket tek martesat e saj të njëpasnjëshme politike me AKR-në e Behgjet Pacollit, LDK-në e Isa Mustafës dhe PDK-në e Hashim Thaçit.

Pra, ajo ka bredhur politikisht në çdo skaj të kundërt ideologjik në Kosovë, vetëm për ulëse dhe për lekë. Atëherë kur edhe Gjakova e saj e kuptoi se është një përvetësuese perfide fondesh, një grua me cene morali publik dhe një gënjeshtare patologjike, ajo u dëbua me votë të lirë qytetare nga pozita e kryetares së komunës.

Në të vërtetë, një prej zhvillimeve më domethënëse politike në zgjedhjet e fundit lokale ishte pikërisht refuzimi i Gjakovës për ta pranuar riciklimin e një dështakeje në krye të komunës. Unë, personalisht, ndërkaq, refuzoj të bisedoj për historinë e saj me hapjen e kolibës së saj politike, partizës pa identitet e karakter të quajtur Alternativa.

Mimoza Kusari sot nuk përfaqëson asgjë më shumë se shitjen e lirë, për ta shpëlarë pak emrin, në prehrin politik të Albin Kurtit. Dhe pyetja që shtrohet është: pse një grua e tillë gëzon hapësirë publike në Kosovë?

Përgjigja është e thjeshtë: jo për zellin dhe dëlirësinë e vallëzimit rrëzë dunave, por për gatishmërinë që ka për t’i shërbyer pushtetit të Albin Kurtit.

Para pak javësh, ajo dha një listë të gjatë justifikimesh, sa palidhje aq edhe të turpshme se pse qeveria nuk po e shkarkonte Goran Rakiqin. Mes tjerash, tha se cili do të ishte zëvendësimi sepse kushdo tjetër do të ishte nga Lista Srpska.

Ndërkohë, ta keni paraysh, se në qeveritë pararendëse janë shkarkuar Aleksandër Jabllanoviq e Nenad Rikallo, pa kërkuar e gjetur argumente të tilla mjerane. Sidoqoftë, për t’ia zgjatur vetes pushtetin për pak minuta dhe për të qëndruar e nënshtruar ndaj Albin Kurtit, sa më gjatë, ajo nuk e ka fare problem ta bëjë edhe zëdhënësen e Lista Srpskas.

Pak ditë më vonë, ajo e akuzoi Blerta Deliu-Kodrën për qëndrime anti-UÇK, por ndërkohë nuk e hapi fare gojën kur Donika Schwarz e luftoi hapur kreun e UÇK-së si kriminal dhe ia mohoi UÇK-së meritat historike, pikërisht në Ditën e Çlirimit. Për më tepër, pa iu dridhur qerpiku, përkundër hipokrizë marramendëse, ajo tha se u sulmua për shkak të vëllait të saj homoseksual për aryse politike.

Në vend se të shprehte mirënjohje, ajo e mohoi qëllimisht faktin që nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e kishte mbështetur publikisht më shumë se anëtarësia e VV-së. Po ashtu, harroi qëllimisht se kur Përfaqësuesi i Presidentit të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u sulmua për shkak të orientimit të tij seksual, ajo kishte heshtur, si e mjerë. Pra, ajo edhe në çështje të të drejtave themelore, ka bërë llogari të ngushta politike. Në fund të ditës, a e keni parë Mimozën nën aktakuzë, pasi vetë VV-ja e ka akuzuar për vjedhje gjatë kryerjes së detyrës, duke kritikuar qeveritë e kaluara për korrupsion? Të vjen të qeshësh dhe të qash, kur sheh se në ç’derexhe ka arritur pafytyrësia në këtë vend. Thjesht, e pabesueshme. Mirëpo, pse?

Shkaku kryesor është dështimi i plotë i VV-së për të bërë ndryshim politik në Kosovë. Qeveria e Kurtit sot është duke bërë saktësisht çka është besatuar se s’do të bëj kurrë – punësime të familjarëve nëpër borde e institucione, kurdisje të tenderëve veçanërisht në Ministrinë e Infrastrukturës, fodullëk e krekosje të aktivistëve të saj, reket e premium në këmbim të marrjes së punëve, siç e dëshmojnë përgjimet e fundit në publik; deri te negociimi i sovranitetit Kosovës në Veri, në marrëveshjen për energjetikë me Serbinë, me përmbajtjen e të cilës do të njiheni shumë shpejt.

Natyrisht, ashtu sikurse Memli Krasniqi nuk guxoi ta luftojë në publik për përgjimet që dëshmojnë skemat kriminale në Ministrinë e Infrastrukturës, gjë për të cilën VV-ja do ta kishe ndezur flakë krejt Kosovën, ai sipas gjitha gjasave do të heshtë edhe për marrëveshjen për energjetikë sepse ai e ka shitur jo vetëm opozitën, por çdo përpjekje për Kosovën.

Nënkryetarja e klikës së tij në Komunë të Prishtinës, jo rastësisht bën tifo për fjalime të zbrazëta të Vjosa Osmanit. Ai i di më së miri edhe të fshehtat e tij, edhe llogaritë e tij për rikthim të shpejtë në pushtet. Edhe Albin Kurti i di, po ashtu. Prandaj, s’ka asgjë të rastësishme këtu.

Për më shumë, ai si frikacak i vërtetë nuk guxoi as t’i dalë krah një prej shtyllave të partisë të tij, Sami Lushtakut, të cilit i përulej skllavërisht sa herë vinin zgjedhjet për t’u bërë deputet. Pra, pranoi që Samiu të bëhet cak i sulmeve të Durmishit e Liburnit, për ta zhvendosur vëmendjen nga krimi i organizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Fundja, Memli e Vlora për shkak të lidhjeve personale nuk guxuan as të bëjnë pyetje për disa lajme lidhur me paisje me pasaporta diplomatike në mënyrë joligjore, ditëve të fundit. Kur do t’ia tërheq Schwarz pasaportën diplomatike Valdrin Sahitit? Këtë pyetje mbase mund ta bëjë lirshëm, meqë jam i liruar nga interesi i nja 10-15 pijeve gratis çdo natë.

Sa për ta shuar kureshtjen tuaj, as një nga mendjet më të ndritura të letërsisë botërore, Ismail Kadare, nuk e gëzon pasaportën diplomatike të Shqipërisë. Ndërsa, një shitës fustanesh me çmime të fryra në treg e gëzon atë të Kosovës.

Problemi i VV-së, pra, nuk është me PDK-në e kapur nga një grusht oportunistësh që Kosovën e trajtojnë si plaçkë, por me masën kritike gjithnjë në rritje të opinionit publik.

Në rrethana kur VV-ja dështon në qeverisje, gjuha elokuente e argumenteve politike duhet të zëvendësohet me zhurmën e linçeve, bulizmave, të sharave, ofendimeve, konspiracioneve, të zërave si Mimoza Kusari, Haki Abazi (shpeshëherë nëpërmjet veglës së tij personale, Jeta Xharrës) e Armend Muja. Kush e ka menduar ndryshimin në Kosovë me banditë, hajdut, thashethemxhinjë, injorantë si Mimoza Kusari, Agim Bahtiri, Valon Ramadani, Haki Abazi, Adnan Rrustemi, Martin Berishaj? Ja, kjo është Lëvizja Vetëvendosje.

Roli kryesor i kësaj bande është përhapja e mjegullnajës, sharjes, ofendimeve, dezinformatave dhe gënjeshtrave, për ta pamundësuar çdo debat të vërtetë në Kosovë për Qeverinë e negocimit të sovranitetit energjetik me Serbinë. Haki Abazi tha se ne nuk ‘negociojmë’, por ‘dialogojmë’. Thyerjen e premtimeve të VV-së, pra, thyerësi i krejt rekordeve të dallavereve, në bashkëpunim me shefin e kabinetit të Kurtit, Luan Dalipin, e arysetoi me një lojë boshe gjuhësore. Megafonët e prishur janë domosdoshmëri, kur qeveria është e dështuar.

Prandaj, mendimi kritik fillon kur qytetari refuzon ta marrë seriozisisht këdo me bagazh si të Mimoza Kusarit e Haki Abazit, kur flasin për ndryshim. Në fakt, vetëm duke e konstatuar nevojën për tejkalim politik dhe duke kujtuar rëndësinë e burgosjes së tyre për korrupsion, fillon edhe ngjizet mundësia e një ndryshimi të përnjëmendtë.

 

Tags: Baton HaxhiuBehgjet Pacollihashim thaciIsa MustafakosoveMimoza Kusari

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

Zvicra mbyll hapësirën e saj ajrore pas defektit kompjuterik

Meta dekreton dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Meta dekreton dy gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Rama “zemërthyer” nga pasojat shkatërrimtare në Ukrainë

Rama "zemërthyer" nga pasojat shkatërrimtare në Ukrainë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik
shendetesi

Koçiu: Gatishmëri maksimale dhe personel i shtuar për përballimin e sezonit turistik

by mirseda
19:47 | 05/06/2025
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtuesit e spitaleve rajonale...

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

Laert Vasili bënë atë që nuk pritej për ish banoren e BBVA

19:37 | 05/06/2025
Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani: Moskonstituimi dëmton përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike

19:34 | 05/06/2025
“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

“Je i pashpresë”, Berisha ‘shpërthen’ ashpër: Rama nuk mashtron më askënd, Brukseli e di të vërtetën për zgjedhjet

19:20 | 05/06/2025
Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

Stadiumi Kombëtar do të quhet sërish “Air Albania” për 5 vitet e ardhshme, Presidenti Duka: I lumtur për këtë partneritet strategjik

19:01 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com