Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zbulohet pronari i Gulf në Shqipëri, gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
EMRI/ “Gulf”, mashtrim 5 milionë eurosh. Në kërkim menaxheri kryesor shqiptar

Top Channel zbulon se pas kompanisë offshore që zotëronte Gulf në Shqipëri qëndron gjeorgjiani Aleksandre Gogokhia, i përfshirë në pastrim parash me ortak biznesi ish-ministrin gjeorgjian që u arrestua ndërsa udhëtonte në Shqipëri. Prokuroria shpalli në kërkim bashkë me Albano Aliko dhe administratorin e fundit të kompanisë që mashtroi shqiptarët me gati 5 milionë euro.

 Pas kompanisë guackë, që zotëron shoqërinë “Gulf” në Shqipëri qëndrojnë njerëz të akuzuar për pastrim parash. Top Channel ka arritur zbulojë pronarët e kompanisë offshore, të regjistruar në Delaware të SHBA-ve.

Ky është dokumenti që tregon se pronari i “Universal Energy group”, e cila zotëron “Sun Petroleum” dhe “Gulf” në Shqipëri, është Aleksandre Gogokhia, një shtetas gjeorgjian i përfshirë në pastrim parash.Emri i Gogokhias u bë i njohur në vitin 2013 gjatë skandalit të korrupsionit, që çoi në arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë te Tbilistit Giorgi Ugulava. Sipas prokurorisë gjeorgjiane ish-kryetari i bashkisë dhe Gogokhia kanë pastruar përmes kompanive offshore mbi 1.5 milionë dollarë para krimi, përmes të cilave kanë financuar fushatën e partisë Lëvizja e Bashkuar Kombëtare në Gjeorgji.

Por hetimet e mëvonshme do të zbulonin të tjera detaje, të cilat përfshijnë edhe Shqipërinë. Sipas prokurorëve gjeorgjianë Gogokhia ka qenë një nga ortakët kryesorë në biznes të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Davit Kezerashvili. Ky i fundit u arrestua për korrupsion dhe pastrim parash në aeroportin e Parisit, në momentin që po nisej për të udhëtuar pikërisht drejt Shqipërisë.

Sipas autoriteteve gjeorgjiane, Gogokhia ka menaxhuar bizneset e ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes Kezerazhvili edhe pas arrestimit të tij. Ardhja e “Gulf” në tregun shqiptar përkon pikërisht në këtë kohë.

Dokumentet zyrtarë në QKR, tregojnë se kompania “Sun Petroleum Albania” është themeluar në 12 shtator të vitit 2013, kur në Shqipëri kishte ndodhur rotacioni politik dhe sa po formohej qeveria e re. Vetëm një muaj pas themelimit të “Sun Petroleum”, saktësisht në tetor të vitit 2013 ish-ministri gjeorgjian i Mbrojtjes Kezerazhvili tentoi të vinte në Tiranë, por u arrestua në aeroportin e Parisit.

Arsyet e udhëtimit nuk u zbuluan asnjëherë, por ngjarja bëri jo pak bujë në media. Tashmë “Gulf” është vënë nën hetim nga Prokuroria shqiptare, për mashtrim me pasoja të rënda.

Por mbetet për t’u parë nëse hetimet do të përfshijnë edhe kompaninë guackë në “Delaware” si dhe a do të zgjerohen edhe në pista të tjera si ajo e pastrimit të parave?!/tch/

Tags: GjeorgjianiGulfmashtroipronarishqiperishqiptaretzbulohet

TË LIDHURA

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Next Post
(VIDEO) Tronditëse, gazetari vritet në transmetim live

(VIDEO) Tronditëse, gazetari vritet në transmetim live

Gjesti i turpshëm i Sarrit ndez superndeshjen në hyrje të stadiumit (Video)

Gjesti i turpshëm i Sarrit ndez superndeshjen në hyrje të stadiumit (Video)

Absurde, ja kur nisi rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së për Taulant Ballën

Absurde, ja kur nisi rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së për Taulant Ballën







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com