Moderatori i njohur Kelvi Kadilli u largua nga “Top Channel”, e së bashku me Arjola Shehun do të prezantojnë këtë sezon të ri emisionin “Ditë e re” në “Ora News”.
Pas largimit të Kelvit, emisioni “Pop Culture” në “Top Channel” do të vazhdojë dhe këtë vit, ku do të prezantohet nga Dojna Mema dhe tre prezantuese të reja.
Dojna ka publikuar insertin e emisionit, ku shihet se pranë saj do të jenë tre vajza të tjera. Emisioni do të startojë në 14 shtator, e nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të presim se çfarë surprizash do të na ofrojë.
“Rikthehemi në 14 Shtator me një @pop_culture_tchkomplet ndryshe. Këtë vit më bashkohen @anxhelabaxhija @iamkejli@kilda.h sepse Gocat bëjnë gjithçka më mirë ? #girlspoëer #JUDUA”.