Me urdhër të presidentit Trump, ditën e djeshme është vrarë nga një sulm ajror gjenerali kryesor iranian Qasem Soleimani. Ngjarja e tij është shoqëruar me reagime të shumta dhe me një rritje të tensionit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.
Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar detaje nga sulmi. Makina ku udhëtonte gjenerali është sulmuar me 4 raketa, të cilat e kanë shpërthyer në copa trupin e gjeneralit – kanë deklaruar zyrtarët amerikanë.
Trupat e atyre që udhëtonin në makinë ka qenë e pamundur t’i gjenin. Më poshtë janë dhe disa foto se çfarë ka mbetur nga makinat pas sulmit.