Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Zbulohen hapat e radhës të “Foltores”, protestat në të gjitha format në çdo qytet

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbulohen hapat e radhës të “Foltores”, protestat në të gjitha format në çdo qytet

Shefi i Organizimit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zbuluar hapat e radhës që do të ndjekë selia blu për t’u përballur me qeverinë e Edi Ramës. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ai tha se protestat do të jenë në të gjitha format në të gjithë vendin.

“Protestat do të jenë në të gjitha format, në të gjithë vendin. Këtu nuk është çështja se ç’a do bëjë PD-ja, por çfarë do bëjmë të gjithë bashkë. Cënimi i fjalës së lirë, zërit ndryshe, cenimi i xhepit të shqiptarëve. Çmimi i naftës vazhdon të rritet. Varfëria po tejkalon limitet.

Rrogat dhe pensionet nuk rriten, rinia po ikën në emigrim sepse nuk shohin shpresë. Po ikin të rinjtë me gomone. Ky është realiteti shqiptar, ndaj në këtë kontekst cënohet gjithçka. Nuk është çështja ç’do bëj unë apo ju. Mund të jesh i majtë, i djathtë dhe pa asnjë bindje politike, por sot është koha që shqiptarët të tregojnë se dinë të dallojnë të mirën nga e keqja”, tha ai.

Dje, gjatë një takimi me fermerët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri thirrje për protesta. Berisha tha se nëse ne nuk e largojnë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër, veçse të vajtojnë më shumë. “Nëse ne nuk e largojmë këtë qeveri sa më shpejt, në mbledhjen tjetër nuk do të bëjmë gjë tjetër veçse të vajtojmë më shumë se kaq. Ndaj duhet të ngrihemi.

Sot janë me dhjetëra e mijëra biznese që po shkojnë drejt falimentimit, po ulin qepenat. Sot janë dhjetëra e mijëra fermerë që po shkojnë drejt falimentimit. Ka vetëm një rrugë, protestë dhe vetëm protestë, ta largojmë. Kjo është një qeveri që nuk përfill qytetarët shqiptarë. Ju e thatë bukur këtu, as na ka pyetur.

Cilido që të pyesësh, a ju ka pyetur kush për këtë ligj apo këtë vendim. Absolutisht jo! Asnjëherë! Ky vend nuk ka pasur asnjëherë kryeministër më të dobët se ky njeri. Ky, përveçse mashtron çdo ditë, përveçse tregon cinizëm dhe shpërfillje, nuk pasqyron as nocionet më elementare të dijes në një fushë të caktuar.

Thotë bujqësia po ecën shumë mirë, po përfiton bujqësia nga ‘Ballkani i Hapur’, turizmi është më i përsosur…turizmi është në terr. Rendi i shkëlqyer… çdo ditë vriten dhe përgjaken vendet tona. Të ngrihemi sepse jemi në rrezik të madh, në rrezik të vërtetë ekzistencial. Një komb që në 6 vite largohen 744 mijë qytetarë. Unë kam besim se me vullnet, me guxim dhe me vendosmëri ne do t’i tregojmë vendin kësaj qeverie dhe ju garantoj se do realizojmë plotësisht të gjitha projektet dhe platformat për bujqësinë”, theksoi Berisha.

Tags: BerishaKlevis Balliuprotesta

TË LIDHURA

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve
Politikë

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

16:42 | 14/03/2026
Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

16:36 | 14/03/2026
Dita e Verës/ Argëtim, muzikë dhe traditë! 14 Marsi në Mallakastër plot ngjyra dhe atmosferë festive
Aktualitet

Dita e Verës/ Argëtim, muzikë dhe traditë! 14 Marsi në Mallakastër plot ngjyra dhe atmosferë festive

15:57 | 14/03/2026
Next Post
Mos ma përdhos flamurin!

Mos ma përdhos flamurin!

Tiranë/Mbanin në farmaci ilaçe të kontrabanduara, pranga administratorit dhe farmacistes

Tiranë/Mbanin në farmaci ilaçe të kontrabanduara, pranga administratorit dhe farmacistes

Kush po u’a vjedh naftën shqiptarëve?

Kush po u'a vjedh naftën shqiptarëve?







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve
Politikë

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

by mirseda
16:42 | 14/03/2026
0

Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, ku do të...

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

16:36 | 14/03/2026
Kubë: Protesta për ndërprerjet e energjisë, sulmohet selia e Partisë Komuniste

Kubë: Protesta për ndërprerjet e energjisë, sulmohet selia e Partisë Komuniste

16:32 | 14/03/2026
Mbi 800 mijë njerëz janë zhvendosur nga sulmet, Izraeli dhe Libani pritet të nisin bisedimet

Mbi 800 mijë njerëz janë zhvendosur nga sulmet, Izraeli dhe Libani pritet të nisin bisedimet

16:23 | 14/03/2026
Dita e Verës/ Argëtim, muzikë dhe traditë! 14 Marsi në Mallakastër plot ngjyra dhe atmosferë festive

Dita e Verës/ Argëtim, muzikë dhe traditë! 14 Marsi në Mallakastër plot ngjyra dhe atmosferë festive

15:57 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com