Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Zbrisni nga kali, nga Kulla e Barit, nga tanksi dhe konkurroni si këmbësorë!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zbrisni nga kali, nga Kulla e Barit, nga tanksi dhe konkurroni si këmbësorë!

Nga Artan Fuga

—————————
Për të bërë zgjedhje të lira, të barabarta, të ndershme!

Por zgjedhjet duhen bërë shpesh!

Cdo gjashtë muaj nëse ka krizë?

Përse jo! Referendume ku sovrani të vendosi!

Cfarë i gjeti grekët, italianët, spanjollët etj. që i kanë bërë sa herë politikanët kanë kërkuar t’a lidhin nyjen komb!

Janë të kushtueshme?

Gënjeshtër!

Kombi po sfilitet duke debatuar e u tensionuar më keq kështu! Eshtë më efikase kjo që na ndodh? Për turp të zotit!

Te heqësh dorë nga posti për të shkuar në zgjedhje? E kush politikan i ndershëm, i zakonshëm, që shërben nuk do ta bënte!!!

Madje duhet vënë rregull për të gjitha zgjedhjet e ardhshme! Madje për cdo post! Lëre postin që ke për fazën tranzitore të zgjedhjeve, dhe nëse kërkon mandat të dytë vihu në radhë si të gjithë të tjerët! Qofsh rektor, kryetar bashkie, deputet, kryeministër, president!

Lërini kërcënimet idiote!

A themi se jemi më të mirët e atyre që janë në garë?

Bëni pra garë të barabartë jo nga maja e kalit!

A themi se pala tjetër është e keqe, e korruptuar, dhe populli nuk e do? Bëni pra garë të ndershme, pa privilegje dhe jo hypur te Kulla e Barit!

A themi se zgjedhjet i fitojmë pa përdorur pushtetin, shtetin, administratën, tenderat, a dreqin dhe të birin! Hajde pra heqim të gjitha privilegjet e pushtetit dhe i fitojmë pastër zgjedhjet përderisa e dimë që populli është me ne!

Të iki edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës nga pushteti, edhe i Tiranës, edhe i Durrësit, edhe i Lezhës, edhe i Corrovodës, edhe i Peqinit, dhe poqese duan mandat të dytë të kandidojnë më këmbë, duke i zbritur kalit!

Zbritini kalit, gomarit, a lopës! Se ne qytetarëve na e keni sjellë në majë të hundës! Na keni prishur rrjedhën normale të jetës! Na keni kthyer në shoqëri të dhunëshme, të rresistencës. Të krijohet përshtypja se jeton në Rrypin e Gazës, në Afganistan, në Kosovën e viteve 80, në Ferr me një fjalë!

A themi se po emancipojmë Shqipërinë, po rrisim mirëqënien, po kthejmë pronat, po zgjidhim të gjitha ankesat e qytetarëve? Zbresim për zgjedhje nga biçikleta me qira ku kemi hipur dhe votojmë pastër, bëjmë fushatë pa privilegje, sepse e dimë që populli është me ne!

Si ? Mendojmë që populli është budalla, i çmendur, idiot dhe nuk e kupton të mirën e tij?

Atëhere për t’a shëruar ka vetëm një zgjidhje! Lëreni budallai të bëjë zgjedhjen e gabuar sepse vetëm ashtu ka shanse të korrigjohet, përndryshe as nuk do t’a kuptojë se është budalla!

Ngado që t’a kthesh është e pakuptueshme që nëse jemi të ndershëm, më të mirët, të pastër, të votueshëm, të mos shkojmë në zgjedhje lokale a të përgjithshme saherë kriza shfaqet, të marrim votëbesimin popullor, se fundi i fundit kjo është demokracia!

Pushteti si një biçikletë me qira!

Vjen shërben ikën!

Nuk është : Vij, e marr, nuk e lëshoj më!

Se kur pushtetin nuk e lëshon duket ashiqare se përse nuk e lëshon!

Si në Akademinë e Shkencave ku ka dyqind vjet vjet që kryetari bëhet kryetar, sekretari nënkryetar, kryetari dhe sekretari bëhen kryetar, kryetari i reformës bën ligje që të bëhet vetë kryetar, dhe na rrofshin zgjedhjet!

Kemi tridhjet vjetë me të njejtit njerëz në drejtim! Kudo!

U lodhët o burra! Gjeni rast të pushoni! Na vjen keq për ju!

Tags: artan fugakëmbësorekonkurroniopinion

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kapen ‘mat’, Dafina dhe Ledri kalojnë mbrëmjen bashkë (foto)

Kapen ‘mat’, Dafina dhe Ledri kalojnë mbrëmjen bashkë (foto)

Në kulmin e krizës politike Meta pret Ramën, Bashën e Kryemadhin

Në kulmin e krizës politike Meta pret Ramën, Bashën e Kryemadhin

“Ishte aq i thjeshtë”, këngëtarja shqiptare dhe nëna e saj takohen me princ Harry-n

“Ishte aq i thjeshtë”, këngëtarja shqiptare dhe nëna e saj takohen me princ Harry-n

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar
Aktualitet

Makinat përpl*sen kokë më kokë në Bulqizë, dy të lënduar

by mirseda
17:42 | 12/07/2025
0

Një aksident rrugor u shënua këtë pasdite në Bulqizë, në kryqëzimin që lidh Lagjen e Vjetër me...

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

Kondicioneri po ju shkakton dhimbje koke dhe qafë të ngrirë? Ja si ta shmangni

17:39 | 12/07/2025
“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

“Pikët të zerohen”/ Skema e “Final Four”, Vllaznia hedh idenë

17:37 | 12/07/2025
Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

Rradhë kilometrike në Qafë Thanë/ Dogana punon me një sportel në hyrje e dalje

17:10 | 12/07/2025
“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

“Drejtësi për Agonin” – Protestë në Lipjan pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu

16:41 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com