Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet vendimi i Kushtetueses që rrëzon Metën, PS gati të fundosë presidentin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet vendimi i Kushtetueses që rrëzon Metën, PS gati të fundosë presidentin

Gjykata Kushtetuese i ka hapur rrugë mazhorancës qeverisëse, që t’i drejtohet Gjykatës Administrative për vendimin e Presidentit mbi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kriza politike në vend u thellua edhe më shumë me vendimin e Metës, teksa ky i fundit deklaroi se askush s’e rrëzon dot dekretin e tij sepse mungon Gjykata Kushtetuese.

Pati edhe nga ata juristë pranë PD dhe LSI që pasi u bë publik vendimi, nxituan të deklarojnë se në mungesë të Kushtetueses, s’ka zgjidhje tjetër veçse të bëhet ashtu siç thotë Meta. Por siç edhe gazeta e paralajmëroi të dielën, qeveria nuk ka nevojë për Gjykatën Kushtetuese që të ankimojë vendimin e Ilir Metës.

Ekziston një vendim i vetë Gjykatës Kushtetuese që rrëzon pretendimet e presidentit dhe të opozitës, e që përcakton qartë se të tilla akte mund të ankimohen në Kolegjin Zgjedhor dhe në Gjykatën Administrative. Në vitin 2017 kur u arrit marrëveshja Rama-Basha, presidenti i asaj kohe, Bujar Nishani dekretoi shtyrjen e zgjedhjeve me një javë. Ky vendim u kundërshtua nga Partia Forca Rinia, e cila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese. Mirëpo Kushtetuesja, e cila asokohe ishte ende funksionale sepse anëtarët e saj nuk ishin shkarkuar nga vetingu, nuk e mori në shqyrtim këtë kërkesë. Gjykata që garanton ruajtjen e Kushtetutës argumentoi se në këtë rast bëhet fjalë për një akt administrativ që nuk i takon asaj ta shqyrtojë.

“Për sa i takon legjitimimit ratione materia, Kolegji vlerëson se Gjykata Kushtetuese, bazuar në nenin 131 dhe 134 të Kushtetutës, merr në shqyrtim në shkallë të fundit kërkesat që drejtohet kundër akteve të pushtetit publik që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara nga Kushtetuta, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike efektive për mbrojtjen e këtyre të drejtave, përveçse kur parashikohet ndryshe në Kushtetutë. Në rastin konkret, Kolegji konstaton se akti ndaj të cilit është ushtruar ankim, dekreti i Presidentit të Republikës, i cili është një akt administrativ individual, pasi ka për objekt vetëm caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Për këtë arsye, Kolegji çmon se ky akt nuk hyn në juridiksionin e kësaj Gjykate por në juridiksionin e gjykatave administrative dhe për këtë arsye, kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet kësaj Gjykate me objektin sipas kërkesës”, thuhet në vendimin e zbardhur”, thuhet në vendimin e marrë nga Kushtetuesja në 2017. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar që mazhoranca të kthejë sytë nga Administrativja për të rrëzuar dekretin e Metës.

Argumentet e GJK

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vijon më tej duke shtuar se në momentin që presidenti nxjerr një dekret që kanë lidhje me zgjedhjet, atëherë verifikohet nëse ky vendim përputhet me Kodin Zgjedhor. Por sipas “gardianes” së Kushtetutës, këtë verifikim nuk mund ta bëjë ajo, por Kolegji Zgjedhor, duke qenë se bëhet fjalë për zgjedhje. “Për sa i takon bazueshmërisë në themel të pretendimeve të kërkueses, Kolegji vlerëson se ajo nuk ka arritur të paraqesë argumente të nivelit kushtetues lidhur me antikushtetutshmërinë e dekretit dhe është ndalur vetëm tek antiligjshmëria e tij. Konkretisht, kërkuesja ka paraqitur pretendime se dekreti i Presidentit të Republikës bie ndesh me Kodin Zgjedhor. Përputhja apo jo e dekretit të Presidentit të Republikës me dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk është në juridiksionin e kësaj Gjykate, por në juridiksionin e gjykatave administrative apo, sipas rastit, të Kolegjit Zgjedhor dhe si e tillë nuk mund të shqyrtohet nga kjo Gjykatë.Në përfundim, Kolegji vlerëson se kërkesa nuk i plotëson kriteret për të kaluar për shqyrtim në seancë plenaresi për mungesë legjitimimi të kërkueses, ashtu edhe për mungesë të argumenteve të nivelit kushtetues sa i takon pretendimeve të paraqitura në kërkesë”, saktësohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Asi nën mëngë i mazhorancës

Ky vendim i Kushtetueses e tregon fare qartë se mazhoranca ka të gjithë të drejtën e botës që të rrëzojë dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve tek Gjykata Administrative apo Kolegji Zgjedhor. Si në 2017, edhe sot kemi të bëjmë me një vendim të presidentit për zgjedhjet. Pra, edhe këtë herë akti është administrativ, çka do të thotë se mund të zbatohet vendimi i marrë në 2017 nga Gjykata Kushtetuese sepse kushtet janë të njëjta. Përmes këtij vendimi, gjykata rrëzon të gjitha pretendimet e opozitës dhe presidentit se në mungesë të Kushtetueses mazhoranca i ka duart e lidhura. Po ashtu, prishen edhe planet e Sali Berishës dhe Ilir Metës për të penguar procesin zgjedhor në 30 qershor dhe për të marrë vetë në dorë situatën. Mesa duket, ky është edhe asi nën mëngë që Rama paralajmëroi të shtunën kur u bë publik vendimi i Metës. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai është 3 hapa para presidentit dhe opozitës. Të gjitha gjasat janë që tani qeveria do të mbështetet tek ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të marrë në 2017, pra do ta përdorë atë si precedent, për të çuar aktin e Metës në Kolegj Zgjedhor. Në këtë mënyrë, edhe pse në pamje të parë duket sikur PS s’ka nga lëviz, në të vërtetë ajo bën një hap para, duke rrëzuar kështu alibitë e Metës dhe Berishës. /Gazeta SOT

 

Tags: dekretiMetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Aktualitet

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit
Aktualitet

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”
Politikë

Adriatik Lapaj: “Me 31 janar kundër barbarisë, sot vidhen 53 mln €”

19:29 | 27/01/2026
Next Post
Basha merr në mbrojtje Metën, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Basha merr në mbrojtje Metën, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar

Meta anulon zgjedhjet, Rama bën lëvizjen e radhës

Meta anulon zgjedhjet, Rama bën lëvizjen e radhës

Manjani shan ish-kolegun e LSI-së: Nuk më rruhet fare, hyre e dole kastravec

Manjani shan ish-kolegun e LSI-së: Nuk më rruhet fare, hyre e dole kastravec







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com