Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Zbardhet strategjia e Berishës-Metës-Bashës dhe Kryemadhit, sulm Ramës në çdo qytet

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Formacionet/ Reja ndryshon gjysmën e titullarëve, ja kush do të jetë kapiten

Ish-kryeministri Sali Berisha, Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i PD, Lulzim Basha synojnë ta ndezin Shqipërinë në tym e flakë. Etja për pushtet e Berishës, Metës, Bashës dhe Kryemadhit po kthehet në një minë me sahat për të gjithë qytetarët shqiptarë, pasi vendi rrezikon të shkojë drejt konfliktit civil, si në vitin e mbrapsht 1997. Pak ditë më parë, Partia Demokratike përmes një vendimi që morri bekimin e Këshillit të PD vendosi ngritjen e Komiteteve të Shpëtimit, e njohur ndryshe si “Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë”, e cila do të jetë prezente në 61 bashki të vendit.

Por kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ky vendim, në disa qytetet kanë nisur zbatimin urdhërit të partisë, duke “celulat” të para. Behet fjalë për qytete si Fieri, Shkodra, Librazhdi, në të cilët Partia Demokratike ka mobilizuar grupe mercenarësh. Ndërkohë që sipas informacioneve, brenda kësaj jave këto “celula” do të ngrihen edhe në qytetet të tjera. Po çfarë janë komitetet e shpëtimit, të ngritur më kaq zell nga opozita? Sipas informacioneve, krijimi i kësaj aleance nënkupton grupe të strukturuara apo siç njihen ndryshe grupe mercenarësh, të cilët janë të porositur dhe synojnë të çojnë vendin në përplasje civile. Po ashtu, një tjetër detyrë e këtyre komiteteve është sulmi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke mos e lejuar që të zhvillojë takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Dhe të paktën deri më tani, plani ogurzi i katërshes “Basha, Berisha, Kryemadhi dhe Meta” duket se po funksionon. Sinjali ka ardhur nga qytete si Librazhdi dhe qarku Fier, ku është sulmuar kryeministri Rama dhe eskorta e tij. Po ashtu, mësohet se grupet e mercenarëve, të cilët do të operojnë në të 61 bashkitë e vendit, do të kenë në përbërjen e tyre njerëz të fortë dhe me impakt në qytetet për të frikësuar qytetarët dhe për të shkaktuar tensione. Nga ana tjetër, mësohet se këto komitetet nuk kanë si synim që të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues, por shkaktimin e trazirave, në mënyrë që askush të mos shkojë të votojë në 30 qershor. Ndërkohë, sipas informacioneve këto komitete janë porositur që të thërrasin militant, në mënyrë që të protestojnë afër vendit, ku do të jetë i pranishëm shefi i qeverisë, me qëllimi që në gjaknxehtësi e sipër militantët e opozitës të përplasen me ata të mazhorancës, duke shkaktuar dhunë e kaos dhe prishjen e fushatës zgjedhore. Thënë më troç, Berisha dhe Meta kërkojnë destabilizimin e vendit.

Në Tiranë rinisin protestat

Por përveç ngritjes së këtyre celulave, opozita ka dhe një tjetër plan, sikundër është vijimi i protestave kombëtare. Kështu, protesta e radhës e opozitës do të jetë në 21 qershor në orën 20:00. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD, ish-grupit parlamentar dhe kolegjin e kryetarëve. Në mbledhje mësohet se kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se Rama na ka shpallur luftë. “Edi Rama na ka shpallur luftë. Duhet të mbrojmë vendin dhe qytetarët, kushtetutën. Jemi në të drejtën tonë t’i përgjigjemi me çdo çmim dhe me çdo mjet. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Është krim veçanërisht në kushtet e dekretit te presidentit”, mësohet të jete shprehur kryedemokrati. Po ashtu, mësohet se Basha ka thënë se Rama po bën grusht shteti. “Jemi ne pune te pandërprere. Takime me qytetaret për t’u shpjeguar njerëzve se Rama po bën grusht shtetit. Është rrezik kombëtar, duhet ndalur menjëherë. Vendi rrezikon rikthimin e vizave, izolimin, regjim represiv përmes arrestimeve”, mësohet të ketë thënë Basha. /Gazeta SOT

 

Tags: bashaKryemadhiMetaproteste

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Grabitja në Rinas/Artan Hoxha zbulon prapaskenat: Mund ta merrnin peng avionin

Elbasan/ Hoxha paralajmëron videon e frikshme

Arbër Çepani i shpreh dashurinë këngëtares shqiptare: Zemra vogël, boll duruam larg njëri-tjetrit

Arbër Çepani i shpreh dashurinë këngëtares shqiptare: Zemra vogël, boll duruam larg njëri-tjetrit

Stresi pjesë e klipit me një mesazh nga qelia (video)

Stresi lihet i lirë, zbardhen pamjet sa ka ndryshuar reperi (foto)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com