Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Zbardhet letra e Kuvendit për Komisionin e Venecias, ja 6 pyetjet për Buquicchio

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Zbardhet letra e Kuvendit për Komisionin e Venecias, ja 6 pyetjet për Buquicchio

Bëhet publike letra e Kuvendi drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Presidentit.

Sipas BalkanWeb, në letër parashtrohet gjithë ajo që ka ndodhur me KED dhe përzgjedhjen e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Më tej në letër i drejtohen 6 pyetje Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

PYETJET
Ndërsa komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit, ka lindur nevoja të kërkohet mendimi i specializuar në lidhje me disa çështje mbi sa parashtrohet më sipër.

Konkretisht, Kuvendi i Shqipërisë do të vlerësonte shumë opinionin e Komisionit të Venecias, si për pyetjet sa më poshtë, ashtu edhe për çdo çështje tjetër që lidhet me rastin në shqyrtim:
1. Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi a cenon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? Sa e pajtueshme është me konceptin e një “gjykate të caktuar me ligj”, siç parashikohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zgjedhja e një gjyqtari në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe ligjore?
2. A ndikon situata e paraqitur në pyetjen e parë në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh kjo me opinionin e Komisionit të Venecias të datës, 14.03.2016, për mekanizmat zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?
3. A është në përputhje me standardet më të mira, zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar gjyqtari kushtetues?
4. A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?
5. Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?
6. Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Kujtojmë se Kuvendi iu drejtua për opinion Komisionit të Venecias më 30 dhjetor.

 

Tags: BuquicchioGjykata Kushtetueseilir metaKomisioni i VeneciaskuvendiLetrapresidenti

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Gjendet një trup i pajetë në lumin Ishëm

Makina përplas këmbësorin në Pogradec, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

VIDEO/ Mbyllet ‘Turneu i Bamirësisë’, ja cila skuadër shpallet fituese

VIDEO/ Mbyllet 'Turneu i Bamirësisë', ja cila skuadër shpallet fituese

Mbajtja e armëve/ Lleshaj: Kufirin s’mund ta bllokojmë, nuk është me tela me gjemba

“Të zhdukurit në Vlorë janë mit”, Lleshaj: Kemi goditur shumë banda në 2019

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”
Kuriozitete

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

by mirseda
22:25 | 07/07/2025
0

Dielli na ofron dritë, ngrohtësi dhe jetë, por rrezet e tij ultravjollcë mund të shkaktojnë dëme serioze...

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com