Dalin detaje të reja lidhur me arrestimin e një shtetasi polak në Kakavijë, i cili ishte në kërkim nga Interpoli për vrasje. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Maryan Yatsula, 28 vjeç, i cili ka lindur në Ukrainë.
Ai u paraqit mëngjesin e datës 3 mars me dokumente udhëtimi me pasaportë greke me emrin Dimitrios Kantzelis. Por, gjatë verifikimit në Interpol, kjo pasaportë rezulton e vjedhur dhe i përket një shtetasi tjetër grek.
Policia bëri me dije ditën e djeshme se personi në fjalë dyshohet për vrasjen e një shqiptari në Greqi, në vitin 2018.
Gjatë verifikimeve të pasaportës, 28-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e policisë kufitare në vijën e dytë, duke tentuar të largohet por është arrestuar prej tyre në flagrancë. Pas futjes së shenjave të gishtave në sistem u zbulua dhe identiteti i vërtetë i tij.