E enjte, 28 Janar, 2021
-2 C
Tirana

“Nuk ka siguri për jetën”, arbitrat bojkotojnë kampionatin

Pas ngjarjes së rëndë ku u dhunua gjyqtari Eldorjan Hamiti në Kamëz, Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar ka marrë vendimin për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar.

“Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaft! Mjaft më me kërcënime, fyerje e sharje. Mjaft dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën. Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvendësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç’të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qendër të vëmendjes këtë ngjarje”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Shoqata e Arbitrave i kërkon gjithashtu klubeve anëtare në FSHF t’i mirëkuptojnë dhe t’i mbështesin në vendimin që e marrë, kjo sepse vendim sipas tyre është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte.

“Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen”, thuhet në deklaratën e Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Triumf me “poker”, Berisha nuk i ndal dot sulmet e Juventusit

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa ka mposhtur 4-0, Spalin, ku luan portieri i Kombëtares, Etrit Berisha. Bardhezinjtë e nisën me...

Sondazhi: 53% e vlerësojnë pozitivisht menaxhimin e pandemisë nga qeveria

Sondazhi i ''Report Tv'' dhe institutit italian Piepoli, ka vlerësuar vullnetin e shqiptarëve ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Të pyetur për menaxhimin e situatës...

Brataj: Vaksina anti-co*id na mbron 28 ditë pasi e kemi marrë

Drejtuesi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me efektet e vaksinës anti-COVID në vendin tonë. Teksa iu referua rastit...

Balla: Koalicioni me Metën, domosdoshmëri për të rrëzuar Berishën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se vrasjet e 21 janarit janë kryer në gjakftohtësi dhe nga dy persona, një prej...

Balla tregon planin B të Berishës për 21 janarin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, komentoi protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku humbën jetën 4 protestues. I ftuar në Real...