E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Historia e kuksianit që do ekstradohet në Angli, si iu zbulua krimi që bëri në Londër

I riu nga Kukësi, që u arrestua të enjten në Xhafzotaj të Durrësit për një vrasje të kryer në Londër, do të jetë shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshjes së firmosur dy vite më parë.

sefa-dhe-viktima
Autori Elton Sefa dhe viktima John Woodward

Mediat britanike prej dy ditësh i kanë bërë jehonë arrestimit të 23-vjeçarit Elton Sefa, i akuzuar për vrasjen e një punëtori ndërtimi, ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, por më pas rezultoi të ishte e qëllimshme.

Ngjarja, për të cilën akuzohet i riu nga Kukësi, ka ndodhur më 17 prill të vitit të kaluar në Londër. Viktima, John Woodward, 47 vjeç, u gjet i vdekur poshtë një godine, në të cilën po punonte bashkë me autorin. Policia në Londër ka provuar se Sefa e ka goditur 47- vjeçarin disa herë me sende të forta në kokë dhe më pas e ka hedhur nga çatia.

Në atë kohë, ai po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Që nga ajo kohë, Elton Sefa ishte kthyer në Shqipëri ku jetonte në shtëpinë e familjarëve në Xhafzotaj të Shijakut.

Hetuesit britanikë menduan fillimisht se 47-vjeçari kishte humbur jetën pasi kishte rënë nga lartësia. Por ekzaminimet në trupin e tij shfaqen shenja të goditjeve me sende të forta në kokë. Testet e ADN-së çuan në zbulimin si autor të ngjarjes të 23-vjeçarit shqiptar, i cili tashmë është në pritje të ekstradimit në Britani me kërkesë të autoriteteve vendase.

NGJARJA

John Woodward, 47 vjeç, vdiq pasi u sulmua në punë në “Hatton Garden”, në Londër, më 17 prill 2018. Ai u gjet i plagosur rëndë në çatinë e “Mastermelts Pressman”, rreth orës 14:40. Policia dhe mjekët e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje, por në orën 15:07 ai u shpall e vdekur. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vdekjes ishin traumat e shkaktuara nga goditjet në kokë.

Detektivët thanë se besonin se ai ishte sulmuar nga një njeri që po punonte bashkë me të në çatinë ku ndodhi ngjarja. Para se të identifikohej, i dyshuari përshkruhej si një mashkull i bardhë, në mesin e të 20-ave, që kishte veshur një xhaketë blu, një bluzë poshtë saj, xhinse blu dhe çizme pune të zeza.

Ai ishte parë nga dëshmitarët duke u nisur nga “Hatton Garden” në stacionin “Chancery Lane”, rreth orës 14:15. Më 18 prill 2018, një ditë pas ngjarjes, Policia arrestoi në Londër një 24-vjeçar, i cili dyshohej se e kishte ndihmuar autorin për t’u larguan.

ELTON SEFA U ARRESTUA NGA POLICIA E DURRËSIT

Elton Sefa, 23 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike që prej vitit 2018, u arrestua të enjten në Durrës me qëllim ekstradimi. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tiranën, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eagle”.

Policia tha se autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e tij, në bazë të urdhërarrestit të datës 05.01.2018 të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster / Mbretëri e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ky është rezultati i parë pas marrëveshjes dypalëshe, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, ratifikuar me Ligjin nr. 93/2017, që plotëson Konventën Europiane të Ekstradimit të vitit 1957.

E në bazë të kësaj marrëveshje, 23- vjeçari Elton Sefa do të jetë shtetasi i parë shqiptar që arrestohet në vendin tonë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar. /Panorama

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...